E Diel, 1 Nëntor 2026

RWE -Gazprom, marrëveshje për energjinë

Grupi më i madh gjerman i energjisë RWE, deklaroi se ka arritur një marrëveshje me gjigantin rus të gazit natyror të kontrolluar nga shteti, Gazprom, për të formuar një ndërmarrje të përbashkët për ndërtimin e termocentraleve në Evropë.

Përmes një deklarate, RWE tha se kreu i saj Jyrgen Grosman dhe ai i Gazpromit Aleksei Miller, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për të ndërtuar “një partneritet strategjik”.

Marrëveshja shënon fillimin e bisedimeve mes të dy grupeve që kanë për qëllim, ndërtimin e termocentraleve të reja të qymyrit ose gazit natyror në Gjermani, Britani dhe në shtetet e Beneluksit. Ende nuk janë bërë të dituara, shifrat e investimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›