Kosovë, ish-shefat e SHIK-ut me imunitet të mbrojtur
Kërkesa e EULEX-it drejtuar Kuvendit të Kosovës për nxjerrjen e një rezolute me të cilën do të ngarkohej qeveria që të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve, të cilët janë nën hetime, nuk përmend asnjë emër të asnjë deputeti, dhe nuk dihet a bëhet fjalë edhe për deputetët të cilët njihen si ish-udhëheqës e pjesëtarë të SHIK-ut.
Në zgjedhjet e fundit, disa emra të përfolur si udhëheqës të SHIK-ut tashmë janë deputetë dhe gëzojnë imunitet.