Koçi në “News24”: PSV91 u shkri me PS, për të mos dëmtuar të majtën në zgjedhje
TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, Petro Koçi, komentoi me gazetaren Ola Bruko, në rubrikën “Opinion” në “News24”, arsyet që e çuan drejt vendimit për të shkrirë PSV91 me Partinë Socialiste. Sipas Koçit, ky vendim është marrë për të mos dëmtuar të majtën në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Eshtë një akt normal, i pritur, sepse projekti mbi të cilin ne krijuam një parti politike parashikonte një afat të shkurtër. Tashmë rrethanat kanë ndryshuar, shumë qëndrime në PS kanë ndryshuar për mirë. Sidomos tani kur e majta në kuptimin institucional është bashkuar, mendoj që nuk ishte e logjikshme që në zgjedhje të kishte disa parti socialiste. Mendoj se duhet të jemi të bashkuar në këtë fushatë elektorale. Votat tona janë të socialistëve, kishte rrezik që mandatet që mund të merrnin partitë e dyta dhe të treta t’i iknin PS-së. Po veprojmë në të mirë të së majtës, duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS.”- u shpreh Koçi.
I pyetur në lidhje me situatën e krijuar në Komisionin e Zgjedhjeve, zoti Koçi tha se shkarkimi i anëtarit të LSI-së në KQZ mund të konsiderohet si një aspekt i kapjes së shtetit.
“Ajo që bëri PD në KQZ është sulm ndaj shtetit, është një aspekt i kapjes së shtetit. Sulmi ndaj KQZ-së është një mesazh antishtet, nga një burrë antishtet siç është zoti Berisha. Sulmi ndaj KQZ-së është absurd.”- u shpreh Koçi.
Sipas tij, vendimi i tre anëtarëve të KQZ-së për të dhënë dorëheqjen nga institucioni kryesor i administrimit të zgjedhjeve, është shprehje e ndërgjegjies shtetërore.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera PSV91 shkrihet me PS, Petro Koçi: Konkurrimi i disa partive socialiste kuptimpaktë