Skandali i shkarkimit te Anglishtja, Kule propozoi dhe vendosi brenda ditës

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule
Hija e skandalit, zbardhet letërkëmbimi Rektorat-Këshill Administrimi.
Shkarkimet janë miratuar pa u konsultuar në mbledhje.
Propozimi për largimin e 28 pedagogëve të brendshëm nga departamenti i Gjuhëve të Huaja ka ardhur nga Rektorati i Universitetit të Tiranës.
Është bërë në datën 28.5.2012. Në po të njëjtën ditë, Këshilli i Administrimit ka miratuar këtë vendim. Sipas dokumenteve që disponon gazeta, ky propozim është bërë pas kërkesave nga dekanët e fakulteteve për ngritjen e strukturave për mësimdhënien e gjuhës angleze në 7 fakultete. Fakultetet e UT propozojnë që në strukturat organizative të çdo fakulteti të miratohen nga 5 punonjës mësimorë efektivë për gjuhën angleze në fakultet. Ky numër i punonjësve do të merret nga numri i punonjësve të departamentit të Gjuhëve të huaja. Të shqyrtohet kjo kërkesë nga Këshilli i Administrimit i UT-së me mbështetje pozitive nga ana jonë, thuhet në shkresën që mban firmën e rektorit Dhori Kule.
Kryetarja e Këshillit të Administrimit ka firmosur këtë vendim në po të njëjtën ditë. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Shkencave e Sociale, Drejtësisë, Infermierisë, Mjekësisë, Histori-Filologjisë dhe Ekonomisë të miratohen nga 5 punonjës mësimorë të gjuhës angleze si punonjës efektivë të këtyre fakulteteve. Nga buxheti i planifikuar i vitit buxhetor 2012 i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, për këtë numër punonjësish do të alokohen fondet për çdo fakultet tjetër, thuhet në shkresën e po të njëjtës datë, që mban firmën e kryetares së KDAM-it, Raimonda Duka.
Ky vendim i është përcjellë Rektoratit dy ditë më pas. Ndërkohë, sipas përfaqësuesit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Zoi Topi, në mbledhjen e Këshillit të Administrimit propozimi nuk është diskutuar nen për nen. Edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Këshill pranuan të njëjtën gjë. Fakultetit të Gjuhëve të Huaja vendimi i është përcjellë në datën 4 qershor.
Sipas dekanes Klodeta Dibra, i vetmi kontakt që ajo ka ndërmarrë me përfaqësuesit e Rektoratit, ka qenë në mbledhjen rutinë të bërë me dekanët e fakulteteve dhe rektorin Dhori Kule. Edhe në këtë mbledhje nuk mora ndonjë sqarim për arsyen pse vendimi është marrë pa u konsultuar. Pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe stafit akademik të departamentit të gjuhës angleze, kemi nisur kërkesat në Ministri, Rektorat dhe Këshill për anulimin e këtij vendimi, tha Dibra.
Gazeta disponon gjithashtu edhe dokumentet përcjellëse të letërkëmbimeve për kërkesat e dekanëve dërguar në Rektorat, pjesa më e madhe e të cilave janë të paargumentuara mbi analizën e ngarkesës mësimore. Po kështu, në dokumentacionin dërguar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, theksohet ngarkesa mësimore për stafin akademik. Në pjesën më të madhe të lëndëve një pedagog i brendshëm bën mesatarisht 300 orë mësimi, ndërkohë që norma e lejuar është 260 të tilla.
Ngarkesa mësimore
Norma: 260 orë për semestërNgarkesa e Departamentit për disa pedagogë:
Elida Tabaku: 310 orë
Maks Daiu: 275 orë
Vjollca Tabaku: 315 orë
Jonida Petro: 405 orë
Ermal Çomo: 462 orë
Adriana Dervishaj: 420 orë
Pedagogët u kërkojnë ndihmë ambasadave
Trupa akademike: I bëjmë thirrje ministrit të marrë masa
Jemi të shokuar nga vendimi, është i padrejtë

Zv.dekania Shpresa Delia
Pedagogëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u ka ardhur i papritur vendimi i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës. Ata i janë drejtuar Ambasadës Amerikane dhe asaj Britanike për ndihmë, për anulimin e tij, në mungesë të përgjigjes nga institucionet vendëse. Sensibiliteti i përfaqësuesve të ambasadave sipas tyre ka qenë i madh. Në fakt,

Albert Sheqi
të gjithë jemi shokuar, kur na erdhi një vendim i tillë nga Këshilli i Administrimit të Universitetit. Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun në Ambasadën Amerikane, zonja Elizabet Luis, gjithashtu edhe drejtoresha e Përgjithshme e Këshillit Britanik e atashuar në Ambasadën Britanike në Tiranë, të shqetësuara se çfarë ka ndodhur, kanë ardhur në fakultet dhe kanë marrë informacion se çfarë ka ndodhur, tha dje zv.dekania Shpresa Delia. Të tjerë pedagogë e kanë cilësuar ulje këtë vendim e, mbi të gjitha, mënyrën si është marrë. Për ne është një ulje për sa i përket anës profesionale, ndërkohë që pjesa më e madhe e jonë ka doktorata në fusha specifike, siç është gjuhësia apo letërsia. Ne do të kthehemi në një fushë akoma edhe më specifike, siç është dhënia e gjuhës angleze për qëllime specifike. Për këtë arsye ndihemi edhe më shumë të indinjuar, pasi kemi vite të tëra përkushtimi dhe pune dhe nuk po na merren parasysh, tha pedagogia Daniela Hasa. Albert Sheqi, një tjetër pedagog, e cilësoi padrejtësi dhe paradoks, për aq kohë sa stafi akademik është i kualifikuar në lëndët specifike që jepen në departamentin e gjuhës angleze. Përjetohet si një lloj padrejtësie, pra nëse do të ketë një vendim për dikë, atëherë rregullat minimale kërkojnë që edhe ai dikush të jetë i pranishëm aty ku do merret ky vendim. Pavarësisht informimit të ambasadave, unë e quaj më shumë një çështje shqiptare që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt, tha Sheqi. Ai i bëri thirrje rektorit dhe ministrit për të anuluar këtë vendim. Kemi vite të tëra pune që nuk mund të na hidhen poshtë në këtë lloj mënyrë, tha Sheqi.
Nuk dua ta besoj që Kule po hakmerret për zgjedhjet
Klodeta Dibra: Heqjen e stafit e morëm vesh të fundit

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra
Dekania: Po vihet në rrezik procesi mësimor për 4000 studentë të Gjuhëve të Huaja
Për 4000 studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, procesi mësimor vitin e ri akademik është në rrezik. Vendimi i cilësuar arbitrar për largimin e 28 pedagogëve vijon të jetë i formës së prerë.
Të gjitha kërkesat e dekanes Klodeta Dibra për ta anulua, apo argumentuar, kanë mbetur pa përgjigje. Asnjë reagim nga Rektorati dhe Këshilli i Administrimit i Universitetit të Tiranës. Në mungesë të tyre, ajo i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, duke i kërkuar të ndërhyjë. Dekania Dibra ngre shqetësimin se në këtë rast po tentohet të shkrihet një departament,