"Boboshtica" në gjykatën e Lartë, Zamir Shtylla, avokat i Dishos
TIRANE-Ka nisur ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore në ngarkim të ish - kreut të OMONIA-s Korçë, Naum Disho, i cili akuzohet së bashku me Laun Zaçen dhe Alqi Koroveshin për "ndërtim pa leje" dhe "prishje varresh", akuza këto të ngritura pas memorialit të ndërtuar në Boboshticë të Korçës. Gjatë seancës së djeshme nuk ishin të pranishëm asnjë prej të pandehurve.
Nëse për Dishon, dihet që është në arrati prej disa muajsh, Koroveshi nuk ishte njoftuar për seancën e djeshme, ndërsa Zaçe nuk kishte pranuar të paraqitej. Ndërkaq, në sallë ishte i pranishëm avokati mbrojtës i Dishos, Zamri Shtylla si dhe djali i ish-kreut të OMONIA-s, i cili kishte firmosur dhe prokurën që autorizonte avokatin Shtylla të mbronte interesat e të atit. Ishte pikërisht kjo prokurë, e cila vuri në diskutim procesin gjyqësor, pasi referuar ligjit, duhet që ajo të jetë e firmosur nga vetë i pandehuri, ose në rast se ai nuk ndodhet, duhet që të shprehet vullneti i tij. Kolegji Penal pasi u tërhoq për vendim në lidhje me këtë çështje, vendosi ta pranonte prokurën. Por nuk ishte kjo e vetmja mangësi e seancës së djeshme. Referuar akteve, rezultonte se të pandehurit Alqi Koroveshi nuk i ishte njoftuar rekursi i Prokurorisë, pasi në banesën e tij nuk ishte gjetur asnjë i afërm. Ndërsa për sa i përket të pandehurit Laun Zaçe, Kolegji Penal ka konstatuar se ai kishte marrë njoftim por nuk ishte paraqitur në seancë.
Në këto kushte Gjykata e Lartë vendosi t'i japë kohë organit të akuzës për t'i komunikuar rekursin Koroveshit. Naum Disho, ish - kreu i OMONIA-s Korçë, është dënuar me 1 vit burg nga dy shkallët e mëparshme të gjyqësorit, por që pas vendimit të Gjykatës së Apelit ai është arratisur dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë Shqiptare.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)