Fyen gjyqtarin, akuzë për Dritan Dajtin
TIRANË- Dritan Dajti, sërish i pandehuri. Autori i dyshuar i masakrës së 7 gushtit 2009, ku mbetën të vrarë katër efektivë policie, tashmë do të përgjigjet për akuzën e "Fyerjes ndaj gjyqtarit". Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dosjen në ngarkim të të pandehurit Dritan Dajti, pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga ana e gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari pas kërcënimeve dhe fyerjeve të shumta gjatë seancave gjyqësore. Do të jetë gjyqtari Petrit Çomo, i cili në bazë të shortit, do të gjykojë çështjen në fjalë.
KALLËZIMI
Përplasjet e Dajtit me Brahimllarin, por edhe me pjesën tjetër të trupit gjykues kanë nisur që në fillimet e procesit gjyqësor, por kulmi i tyre ka arritur në seancën e datës 2 prill 2012, kur Dritan Dajti lëshoi një sërë ofendimesh, fyerjesh e kërcënimesh në
drejtim të gjyqtarit Brahimllari. I ndodhur në këto kushte, ky i fundit i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, ku ka depozituar një kallëzim penal në ngarkim të Dritan Dajtit. Nga ana e tyre, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur menjëherë mbledhjen e provave
për të dokumentuar këtë kallëzim, duke nisur që nga proces - verbalet e seancave, e deri tek marrja në pyetje e
personave të pranishëm gjatë seancave që Dajti ka fyer trupin gjykues.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)