E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i trukimeve ne Korene e Jugut

Dyzetenjë futbollistë nga kampionati elitar në Korenë e Jugut, K-League janë përjashtuar përjetë nga FIFA pas skandalit të trukimeve në këtë vend.

Më parë, kjo masë ishte marrë edhe nga Federata koreano-jugore, pas çështjes së ndeshjeve të manipuluara që shpërtheu në vitin 2011.

Gjithçka lidhej me trukimeve të ndeshjeve përpara atij viti, ndërsa qeveria në Korenë e Jugut kishte kërcënuar se nëse nuk do të merreshin masa shembullore, atëherë kampionati do të shkrihej.

FIFA ka bërë të ditur se pezullimi përfshin aktivitetet në vend, por edhe në rang botëror. Për 21 nga lojtarët dënimi mund të jetë i përkohëshëm.

Ata kanë shprehur pendim për ngjarjen dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me hetuesit në luftën për ndalimin e fenomenit të basteve.

Afati i kthimit të tyre në fushë mund të jetë nga dy deri në pesë vjet. Më parë futbollistët duhet të zhvillojnë nga 200 deri në 500 orë shërbim për komunitetin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›