E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armstrong thyen heshtjen

Lance Armstrong pritet të thyejë heshtjen rreth përjashtimit përjetë nga çiklizmi dhe heqjes së të gjithë titujve. Ai do të flasë për situatën e tij në një intervistë televizive me Oprah Ëinfrey gjatë javës së ardhshme.

Intervista që do të transmetohet më 17 janar do të jetë e para për “kanibalin nga teksasi” prej dënimit, nga i cili humbi edhe shtatë titujt në “Tour de France”.

“Armstrong do të flasë për skandalin e dopingut, për akuzat disa-vjeçare dhe se ka gënjyer për përdorimin e substancave të palejuara”, shkruhej në një deklaratë të emitentit televiziv amerikan.

Janë të shumtë ata që besojnë se më në fund Armstrong do të vendosë të rrëfejë gjithçka. Kjo do të bënte që pezullimi të ulej në 8 vjet. Për 41-vjeçarin karriera sportive ka marrë fund, por të paktën do të evitonte të përmendej gjithmonë si shembull negativ.

Ndërkohë, akuzat për çështjen e dopingut të Armstrong kanë futur në luftë USADAN dhe UCI-n. Drejtuesit e Agjencisë Amerikane Antidoping kanë akuzuar Unionin Çiklistik se në vitin 2001 i ka dorëzuar ish-sportistit çelësat për të mashtruar në testet e substancës “Erythropoietin”, i njohur gjërësisht si EPO.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›