E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me Liborin, dorëhiqet bosi i Barclays

Britani- Shefi ekzektutiv i Barclays, Bob Diamond ka dhënë dorëheqjen e cila ka dhënë impakt të menjëhershëm.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky verpim vjen në më pak se një javë pasi banka u gjobit pasi kishte manipuluar liboret bankare, normat nën-bankare të kreditimit, duke shkatuar një hetim qeveritar dhe ndjeke penale.

Zoti Diamond, 60 vjeç, tha se po jepte dorëheqjen sepse presioni i jashtëm po dëmtonte imazhin e bankës. Analistët thonë se deri më sot zoti Diamond nuk mund të nxirrej jashtë bankës pasi nuk kishte rezultuar fajtor në manipulimin e normave të interesit.

Kancelari George Osborne e mirëpriti dorëheqien e Diamond dhe tha se shpreson se ky ishte hapi i parë drejt një kulture të përgjegjshme bankare. Duke shtuar se Britania kishte nevojë për një Barclays të fortë dhe të përqëndruar në kreditimin për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike. Lideri i Punës Ed Miliband tha se ishte e domosdoshme dhe e drejtë që Bob Diamond dha dorëheqjen.

Zoti Diamond do të paraqitet para deputetëve në Komitetin e Thesarit të mërkuën për t’iu përgjigjur pyetjeve për skandalin Libor.

Javën e shkuar rregullatorët në SHBA dhe Britani gjobiten bankën me 290 milionë dollarë pasi tentoi të manipulonte Libor dhe Euribor, interesat me të cilat bankat i japin hua njëra-tjetrës, përmes transaksioneve financiare.

Hetimet janë duke vazhduar në Britani të Madhe dhe SHBA në bankat e tjera mbi fiksimin Libor, duke përfshirë edhe hetimet penale nga ana e Departamentit të Drejtësisë. Teksa Barclays është zotuar për trasparencë dhe zgjidhje të situatës.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›