Himara, del nga koma Florije Peci
Austri- Ka dalë nga koma edhe studentja e dytë e tragjedisë së Himares, Florije Peci e cila ndodhet prej javësh për kurim të specializuar në Austri.
Peci doli nga koma mbrëmjen e djeshme dhe lajmi konfirmohet nga ambasadori shqiptar në Austri Vili Minarolli.
I cili tha se shëndeti mendor i Florije Pecit është i pacënuar dhe truri i studentës ka reaguar pozitivisht ndaj testeve. Po ashtu mësohet se studentja e ‘Aleksandër Xhuvanit’ Peci ka komunikuar me familjarët e saj pas zgjimit.
Më 15 Qershor doli nga koma edhe studentja Griselda Gubere edhe pse në momentin e zgjimit ajo nuk mbante mend asgjë.
Ngjarja tragjike ndodhi në 21 Maj ku një autobus me studentë të univeristetit Aleksandër Xhuvani ra humnerën e Qafës së Vishës dhe për pasojë mbetën të vdekur 13 persona ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë, shumica studente të Elbasanit që ishin nisur për një ekspeditë mësimore në Sarandë.
/IDEA/