E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria ka lënë naftën në duart e bandave

TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar sot pas 11 arrestimeve të bëra dje lidhur me kontrabandën e naftës, duke bërë përgjegjëse disa prej ministrave të kabinetit të qeverisë, po ashtu edhe vetë kryeministrin Sali Berisha. Deputeti Eduard Shalsi ka akuzuar kryeministrin se e ka lënë naftën e shtetit në duart e një bande, që ka lidhje me regjimin e tij.

“Ishte e qartë për një pjesë të shqiptarëve, tashmë besoj është e qartë për të gjithë shqiptarët se nafta ka rënë në duart e një bande që ka këmbët, duart dhe kokën në oborrin e regjimit të kusarisë”,- tha Shalsi.

Sipas tij ministrat e qeverisë duhet të japin llogari përpara shqiptarëve. . “Fajin e ka Saliu dhe njerëzit shumë pranë tij që rrjepin përmes kësaj bande cdo ditë 80 milion euro Një tregti e paralajmëruar prej kohësh si tërësisht e paligjshme dhe me përfitime të majme në kurriz të shqiptarëve, por të mos harrojmë se në pranga kanë rënë hajdutët që ekzekutonin vjedhjen e naftës, ndërsa kusarët e vërtetë ata që hapnin shtigjet me policë a xhandarë taksash dhe taqtimesh janë në qeveri dhe në parlamentnt. Saliu, Luli, Bode, Vokshi, duhet të japin llogari përpara shqiptarëve për këtë kusari me përmasa gjigande”,- tha Shalsi.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Qeveria ka lënë naftën në duart e bandave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›