E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatat shqiptare perballe sfides se standarteve dhe mungesave te shumta

Gjykatat shqiptare perballe sfides se standarteve dhe mungesave te shumta

Reforma e sistemit gjyqesor u kthye serish ne qender te vemendjes se opinionit publik dhe diskutimeve politike. Analistet pohojne se nderhyjet presionet politike korrupsioni dhe paaftesia pengojne vendosjen e drejtesise por gjyqtaret nga ana e tyre tregojne per shqetesime me te thjeshta si mungesa e mjediseve ne gjykata dhe vjeterimi i ligjeve. Gjykata e Tiranes shqyrton 30 mije ceshtje gjyqesore ne vit me 58 gjyqtare pra 2 mije e 500 gjyqe ne muaj ose 45 gjyqe ne muaj per cdo gjyqtar me dhjetera seanca secila. Kryetari i gjykates se Tiranes Artan Zeneli thote se kushtet e punes jane te veshtira kodet proceduriale jane vjeteruar ndaj edhe reforma eshte mese e nevojshme.

Se pari Gjykata e Tiranes eshte gjykata me shume e ngarkuar me ceshtje dhe ketu kushtet jane shume te veshtira. Gjyqtaret punojne ne kushte te veshtira zyrash dhe ne salla te pakta gjykimi. Gjyqtaret me shume gjykojne ne zyra se sa ne salla. Infrastruktura eshte shume e dobet. Gjykata e Tiranes eshte e ndare ne dy ndertesa dhe efektivisht eshte e pamundur te realizohet nje kontroll per arritjen e parametrave optimale dhe standarteve te gjykimit. Por akoma me e rendesishme eshte nevoja per reformimin e procedurave te gjykimit. Procedurat jane tejet formale. Te dy kodet e procedurave qe punojne gjykatat sot ne te gjithe Shqiperine jane te viteve 1996 dhe 1995. Atehere ishte nje nivel tjeter dhe nuk ishin keto standarte qe kerkohen sot - thote zoti Zeneli.

Gjyqtaret pranojne se ka nje perceptim negativ per punen e sistemit gjyqesor por sipas tyre kjo nuk shkaktohet vetem nga paaftesia dhe korrupsioni sic thuhet rendom. Drejtuesja e Gjykates se Lezhes Fjoralba Qinami thote se puna e gjyqtareve nuk eshte e lehte sot ne Shqiperi kur po denohen kriminele te rrezikshem. Sipas saj ne infrastrukturen e gjykatave ka mungesa te ndjeshme por edhe pagat e gjyqtareve duhen rishikuar sepse ata nuk duhen lene nen presionin dhe tundimin e rryshfeteve nderkohe qe jetesa po shtrenjtohet njelloj si per shtepite e gjykatesve edhe per shtepite e qytetareve. Ndersa sa i takon heqjes apo jo te imunitetit te gjyqtareve kjo - thote zonja Qinami - nuk eshte teme kryesore dhe nuk e pengon reformimin e sistemit gjyqesor.

eshtja e imunitetit te gjyqtareve i perket vendimmarrjes politike. Ne si gjyqtare jemi te hapur ndaj cfaredolloj vendimmarrjeje qe politika do te kete per kete ceshtje. Ne si gjyqtare realisht nuk na shqeteson ceshtja e heqjes apo jo e imunitetit. Gjyqtaret si me imunitet si pa imunitet normalisht do te vazhdojne te kryejne detyrat dhe te permbushin misionin e tyre te drejtesise konform te gjitha ligjeve dhe rregullave te shtetit - thote zonja Qinami.

Keshilli i Larte i Drejtesise po kryen disa kontrolle ne gjykatat e vendit per te nxitur permiresimin e punes por megjithate shume gjyqe shtyhen me muaj e vite te tera per shkak te gropave qe kane ligjet e vjetra. Nen-kryetari i K.L.D.-se Kreshnik Spahiu thote se problemi kryesor qe po vonon reformimin e sistemit te drejtesise eshte ngecja ne parlament e shume projekt-ligjeve te reja qe duhen miratuar me shumicen 3/5 e votave te deputeteve.

Per afro dy vjet kemi nje infrastrukture ligjore te bllokuar te paralizuar per shkak te mosfunksionimit te Kuvendit per miratimin e ligjeve te cilat kane nevoje per 3/5 duke filluar nga ligji i ri per K.L.D.-ne ligji per ministrine e drejtesise ligji per Gjykaten e Larte ligji per ngritjen e gjykatave administrative ligji per administraten gjyqesore e deri tek Kodi Penal dhe Kodi i Procedures Penale. Jane pra shume ligje te rendesishme materiale dhe proceduriale te cilat kane nevoje per shumice votash te cilesuar ne Kuvend. Nga ana tjeter ka nje sere faktoresh qe ndikojne ne fuqizimin dhe eficensen e pushtetit gjyqesor te cilat jane nje mbeshtetje buxhetore me e larte investime ne infrastrukture dhe nje status me i forte per gjyqtaret - thote zoti Spahiu.

Sondazhe dhe anketa te ndryshme flasin per nje perceptim ende te larte te qytetareve mbi korrupsionin ne sistemin e drejtesise ndersa perfaqesuesit e gjykatave pohojne se reformimi i ketij sistemi duhet te nise nga parlamenti dhe deputetet bashke me vullnetin e duhur politik te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›