Pranga 21-vjeçarit, kapet me 2 kg drogë
Sherbimet e policise se kufirit në Qafë Botë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasi grek, Konstantinos Pantelogos, pasi në mjetin e tij Mazola HNA 23 91 iu gjet një sasi droge. I riu grek kishte ardhur paraditen e së premtes në Sarandë, sipas tij, për shetitje, për t`u kthyer mbasditen së djeshmes për në Greqi nëpërmjet Qafë Botës.
Nga kontrolli i imtësishëm ushtruar në mjetin Mazda në ngjyrë të kuqe me targë HNA 23 91 pronë e shtetasit grek, sherbimet policore të kufirit në Qafë Botë gjetën një sasi rreth 2 kg drogë e dyshuar si Canabis ssativa. Menjëherë policia ka bërë ndalimin e 21 vjeçarit për veprën penale " Trafik dhe shitje të lëndëve narkotike".