Reali, 86 milionë euro për K.Ronaldon

Ofertë rekord e Realit të Madridit për Kristiano Ronaldon. Shifra e re arrin në 86 milionë euro. Transferimi nëse do të realizohet pritet të jetë më i shtrenjti në historinë madrilene, nëse kemi parasysh se kalimi i yllit francez Zinedin Zidan, nga Juventusi te Reali kushtoi 73 milionë euro. Kristiano Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen e fundit Mancester Junaitid-Roma 7-1 për cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.