Skandali ne Tirane, uji me fekale te Tregu çam
Nga Ermelinda Hoxhaj
Banorët te "Shyqyri Bërzolli" ose e njohur ndryshe si tregu Cam, ankohen se kanenjë javë që uji është i ndotur dhe askush s'po ndërhyn. Ndërkohë ujësjellësi ende nuk ka riparuar defektin.
TIRANE-Në rrugën "Shyqyri Bërzolli" uji i pijshëm është përzierë më ujërat e zeza prej më shumë se një jave. Banorët e kësaj zonë po vuajnë prej shumë ditësh këtë problem, ndërkohë që ujësjellësi ende nuk ka riparuar defektin. Sipas banorëve, ky problem ka ardhur nga puna që ka bërë ujësjellësi për të rregulluar një tubacion i cili kishte vite që ishte i çarë. "Para disa kohësh, një grup i ujësjellësit ka ardhur që të riparojë një defekt në tubacionin e ujit të pijshëm, sepse kishte gati tre vjet që ishte çarë dhe rridhte ujë. Por duke qenë se tubacioni ishte i amortizuar, bënë dhe një ndërhyrje tjetër dhe e ndryshuan të gjithë tubacionin. Por pas kësaj ndërhyrje në shtëpitë tona, në vend që uji të ishte më i pastër ndodhi e kundërta. Sepse nuk e dimë se si, por arriti që uji i pijshëm të përzihej me ujërat e zeza dhe kemi gati tetë ditë që po vuajmë. Uji është shumë i ndotur. Po jetojmë në frikë dhe në një situatë skandaloze, ku asnjë institucion nuk po ndërhyn", - tregojnë banorët për gazetën. Ndotja e ujit është shumë e dallueshme, sepse uji që vjen në çezmat e çdo familjeje në pallatet e rrugës "Shyqyri Bërzolli", tek tregu çam, jo vetëm që mban erë të rëndë, po ka edhe ngjyrë, gjë që nuk është aspak normale për ujin e pijshëm, që klorinohet periodikisht. Sipas banorëve, uji që vjen në çezmat e tyre, jo që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë i pijshëm, por nuk mund të përdoret as për të larë enët dhe rrobat. "Situata është shumë e rëndë, pasi ujin u bë një javë që s'e përdorim për asnjë gjë. Kemi frikë se mos plas ndonjë infeksion", - tregojnë banorët. Ndërkohë, deri tani, edhe pse ujësjellësi është vënë në dijeni për këtë situatë, jo vetëm nga banorët, por edhe nga DSHP-ja, nuk ka ndërhyrë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)