Buxheti, ne 2009 planifikohen më pak të ardhura
Qeveria miraton dokumentin financiar. Berisha premtoi gjate mbledhjes se qeverise dyfishim rroge për 60 mijë buxhetorë. Por ai u bëri të qartë mbrëmë ministrave se “shpenzimet operative nuk do të kalojë inflacionin"
TIRANE-Berisha refuzoi dje çdo kërkesë të ministrive të kabinetit për shtim të shpenzimeve operative. Ministritë kishin shumë kërkesa të tilla, por ai u bëri të qartë mbrëmë se “shpenzimet operative nuk do të kalojë inflacionin”. Me këtë fjali ai mbylli të gjitha diskutimet lidhur me këto shpenzime, duke mos i lënë kohë ministrave të pretendojnë diçka më shumë se nga çfarë u është akorduar. Javën e ardhshme buxheti pritet të kalojë në komisionet parlamentare për t’u diskutuar dhe shumë shpejt në parlament, për miratim.
Me akordimin e buxhetit të 2009-ës pritet të përfundojë pak para zgjedhjeve rruga, që kryeministri Berisha e ka konsideruar si “projekti i shekullit” Durrës-Kukës. Sërish infrastruktura do të zërë vend kryesor në buxhetin e 2009-ës, që qeveria filloi ta diskutonte mbrëmë në një mbledhje jashtë radhe. Ministri i Financave Bode, në fjalën e tij theksoi se këtë vit pushtetit lokal i jepen plot 8.7 miliardë lekë për të përfunduar projektet e nisura në infrastrukturë. Berisha në fjalën e tij bëri të ditur prioritetet e tjera të qeverisë shqiptare, ku më të rëndësishmet janë ecja përpara me reformat e nisura, edhe pse viti i ardhshëm do të jetë vit elektoral. “Fushata zgjedhore e vitit të ardhshëm nuk do të ngadalësojë reformat në vend, por do të jetë sinonim i reformave. Do të jeni dëshmitarë të një fushate tjetër, e cila do të jetë sinonim i reformave, të një fushate e cila do të procedojë me vendosmëri me reforma”, - tha dje Berisha. Sipas tij, reformat nuk do të ngadalësohen; edhe pse do të ketë fushatë zgjedhore, reformat nuk do të njohin pushim “përveç ditës së zgjedhjeve”. Një ndër arritjet e buxhetit të vitit të ardhshëm përveç investimeve të shumta në infrastrukture, kryesisht në projekte në vazhdim apo që pritet të nisin, janë dhe rritja e rrogave, pensioneve dhe të asistencës. “Me shtesën që do të bëhet vitin e ardhshëm, 44 mijë arsimtarët do të ndjejnë dyfishim të rrogave të tyre, po kështu do t’u dyfishohet rroga 14 mijë infermierëve dhe mjekëve”, - tha dje Berisha. Por nuk mbeti këtu, pasi në radhë ishin rritja e pensioneve në fshat me 20 për qind dhe në qytet me 10 për qind dhe duke bërë llogaritjen e kësaj rritjeje që nga 2005-a, pensionistët e të gjitha kategorive, sipas Berishës do të “njohin rritje dyfish”. “Gjatë vitit 2009 qeveria i jep nga buxheti qendror pushtetit lokal më shumë se sa kanë dhënë qeveritë socialiste në 4 vjet (2001-2004) dhe kjo përbën një risi madhore”, - u shpreh më tej kryeministri. Ai e vlerësoi si arritje madhore përqendrimin e projekteve të shumta në një grup të vogël projektesh. Sipas tij, shumë projekte bënin që të avullonin shumë fonde, tani një përqendrim i tillë bën të mundur që këto fonde jo vetëm të kontrollohen, por të investohen me eficiencë. “Qeveria i ka dhënë fund praktikave të fragmentimit absurd të parave të taksapaguesve në mijëra e mijëra projekte dhe ka realizuar përqendrimin e madh të këtyre fondeve në projekte të rëndësishme”, - u shpreh Berisha.
Në këtë mbledhje e mori fjalën dhe Bode, si ministër që e përgatit këtë buxhet. “Buxheti i vitit 2009 jep një garanci maksimale se nuk do të krijohen probleme që mund të çojnë në një destabilizim të mundshëm të financave publike, edhe pse është një vit elektoral”, - tha Bode. Sipas tij, meqenëse është buxheti i vitit elektoral, qeveria është treguar e matur në programimin e të ardhurave. “Nëse ritmi i rritjes së të ardhurave nga viti në vit ka qenë të paktën 15 për qind, në vitin 2009 ne kemi programuar një rritje prej 10-11 për qind të të ardhurave të buxhetit. Pra, me qëllim kemi ecur me një marsh më të lartë sigurie nga pikëpamja e të ardhurave”, - tha dje në mbledhje ministri Bode.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)