E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri ofron dorëheqjen, Berlusconi e pranon

ROME-Siç raportojnë mediat italiane këtë mëngjes trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka hequr dorë nga drejtimi i klubit kuqezi duke ofruar dorëheqjen e tij.

Sipas “Tuttosport” presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka pranuar dorëheqjen e Allegrit dhe përfaqësuesit të dyja palëve kanë filluar diskutimet për kushtet e largimit.

Milani gjatë ndeshjes së kësaj fundjave kundër Udineses mund të udhëhiqet nga dy legjendat e klubit, Pippo Inzaghit dhe Mauro Tassotti, të cilët pritet të marrin përkohësisht përgjegjësinë për drejtimin e klubit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›