Greqi, "Agimi i Artë" shtrin "tentakulat" e racizmit edhe në sport
Shqetësim në Greqi lidhur me qëndrimet nacionaliste ekstreme, të cilat po shtohen gjithnjë e më shumë. Së fundi “tentakulat” raciste të partisë “Agimi i Artë”, po shtrihen edhe në sport.
Pas thirrjeve nacionaliste në ndeshjen Greqi-Lituani, kundër futbollistit Sotir Nini, sportistit të lindur në Shqipëri, me kombësi greke dhe që luan për kombëtaren e Greqisë, tani ekziston frika për të tilla qëndrime kundër Bosnjës në ndeshjen e ardhshme të futbollit me ekipin e këtij vendi. “Ndoshta pak e dëgjuan, por shumë u shqetësuan”, shkruan gazeta greke “Ethnos”, lidhur me incidentin në fushë, me sportistin Sotir Nini. Kundër tij gjatë ndeshjes me Lituaninë, disa persona hodhën sloganin "Kurrë nuk do të bëhesh grek, o shqiptar!" Në një atmosferë të tillë, megjithatë sportisti shënoi një gol të bukur për skuadrën greke duke i dhënë fitoren kësaj të fundit.
Sipas gazetës, mbështetës të krahut të djathtë ekstremist, po krijojnë në mënyrë të përsëritur episode në ndeshjet e ekipit kombëtar grek. Thuhet se nëpër ndeshje, aktivizohet e ashtuquajtura “Ushtria e kaltër” një degë e partisë “Agimit i Artë”, për sportin.
Gazeta thekson se pasi episode të tilla u vunë re në ndeshjen me Lituaninë, marrëdhëniet me të cilën Greqia nuk i ka patur kurrë shqetësuese, atëherë çfarë mund të pritet në ndeshjen me Bosnjën më 12 Tetor në stadiumin Karaiskakis?
Tetorin e kaluar, në ndeshjen kundër Kroacisë në këtë stadium, njerëz të maskuar sulmuan tifozët kroatë, duke ndërprerë lojën për 6 minuta dhe duke shkaktuar dënimin e ekipit grek me zhvillimin e një ndeshjeje pa tifozë në eliminatoret EURO 2016 dhe një gjobë prej 60.000 €.
Po ashtu një ndeshje me Turqinë para disa viteve u shndërrua në një betejë pankartash dhe thirrjesh nacionaliste, por të gjithë i cilësuan si incidente.
Janë të shumtë sportistët shqiptarë, që kanë luajtur për skuadrat greke apo kanë përfaqësuar me sukses Greqinë në Lojërat Olimpike dhe evente ndërkombëtare, dhe disa prej tyre janë bërë viktimë e thirrjeve të tilla, por frika për shtimin e tyre ekziston pikërisht tani, kur në Greqi, partia neonaziste “Agimi i Artë” është një forcë parlamentare dhe e vetmja që njeh rritje të mbështetjes edhe pas zgjedhjeve.