E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit, nuk paraqitet avokati

TIRANË- Drejtësia “dorëzohet” përpara Dritan Dajtit.

I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009 ka “ngërthyer” keqas Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale të tij.

Seanca gjyqësore e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë sërish, pasi avokati i Dajtit nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.

Prokurori Arian Nezha kërkoi caktimin e një avokati të ri, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për vendim.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›