E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, prindërit: Abuzime në kopësht me fëmijët!

GJIROKASTER-Kopshti publik regjistron fëmijën e shëndetshëm pa dijeni të prindit në listën e personave me të meta mendore për arsye përfitimi financiar, ky është skandali më i ri në Gjirokastër.
TVNews24 publikon sot lajmin se shtetasi Viron Graci, pedagog në universitetin e këtij qyteti ka mësuar ditët e fundit se djali i tij, mendërisht i shëndetshëm ishte regjistruar padrejtësisht në listat e fënmijëve me probleme mendore nga psikologët e kopshtit publik “Cicërimat” ne Gjirokaster. Sipas Gracit, kopshti nëpërmjet kësaj liste përfitonte fonde financiare nëpërmjet donatorëve të huaj.
TVNews24 mëson se në dijeni të këtij skandali ka qënë edhe Drejtoria Arsimore e qytetit të Gjirokastrës, pasi lista ka qënë publikuar edhe nëpër kopshte.
Graci i indinjuar sepse fëmija i tij nuk kishte asnjë problem me zhvillimin mendor ka denoncuar rastin në prokurori. Tani pritet që një hetim i prokurorëve të mund të nxjerrë në pah përgjegjësit e kësaj historie aspak të zakontë. Parapraksiht dyshohet se pask kësaj skeme të cuditshme përfitimi fshihet një grup psikologësh dhe drejtuesit e kopshteve. Nuk dihet ende sesa kopshte jane pershire ne kete skeme perfituese ilegjitime.

(d.b/TVNews24/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›