E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot derbi, lacialët ëndërrojnë t'i prishin festën Romës

TIRANE-Lacio e Roma zbresin sot në tapetin e "Olimpikos" në një derbi të veçantë të kryeqytetit italian. Verdhekuqtë e Klaudio Ranierit synojnë marrjen e fitores për t'u rikthyer në krye të Serisë A, ndërkohë që ëndrra e futbollistëve bardhekaltër, por edhe e tifozerisë laciale, është ajo që të prishin festën e rivalëve të qytetit. Një gjë e tillë kuptohet qartë edhe në fjalët e thëna dje nga trajneri i Lacios Edi Reja. Derbi i Romës ka qenë gjithnjë një sfidë për të treguar se kush e ka supremacinë në kryeqytet dhe deri më sot, asnjë trajner nuk ishte dëgjuar të thoshte "na mjafton një pikë". Synimi është i qartë: një barazim në këtë derbi, do të thotë t'i heqësh gjysmën e titullit verdhekuqve. "Duke parë situatën, një barazim do të na vinte për mbarë, - deklaroi tekniku bardhekaltër. - Ndërsa Roma lufton për titullin kampion dhe është e detyruar të fitojë. Kemi në dispozicion dy rezultate nga tre, por nuk duhet të humbasim në asnjë mënyrë, si për renditjen, ashtu edhe për domethënien e kësaj sfide. Të marrim një pikë ndaj Romës do të ishte një sukses i madh, si për skuadrën, ashtu edhe për tifozët, që këtë vit kanë vuajtur shumë", shtoi Reja. Në fakt, më qartë se kaq nuk mund ta thoshte trajneri i Lacios. I pyetur për fjalët e Ranierit, që ka deklaruar se bardhekaltërit janë favoritë, Reja është përgjigjur me një batutë: "shihni klasifikimin dhe e kuptoni!".

"Nuk duhet ulur koka! Të paktën jo tani!" Mesazhi i Klaudio Ranierit përpara sfidës së sotme kundër Lacios, decizive për çështjen e titullit në Itali, është i qartë: skuadra nuk duhet për asnjë moment të dorëzohet, por të fitojë të gjitha ndeshjet që i kanë mbetur deri në fund të kampionatit. "Fitorja e Interit kundër Juventusit nuk ndryshon asgjë, - u shpreh trajneri i Romës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›