Skandali, priten shkarkime në federatën e futbollit
Tiranë - Lejimi i aktivizimit në kupë të disa futbollistëve me Partizanin, Flamurtarin, dhe Dinamon, të cilët kanë luajtur me ekipe të tjera në fazën e parë, pritet të sjellë një valë shkarkimesh në FSHF. Aktivizimi i këtyre futbollistëve nuk lejohet, dhe një gjë e tillë nuk është vënë re aspak nga "kompetentët" e FSHF-së. U desh denoncimi i Vllaznisë pas eliminimit nga Dinamo që gjithçka të dilte në shesh.
Këto parregullsi duhet të ishin evidentuar nga zyrtarët e FSHF-së, të cilët kanë qenë të përgjumur ndaj këtij fakti. Në ambientet e organit më të lartë të futbollit shqiptar flitet për shkarkime nga presidenti Duka, i cili nuk e ka kapërdirë lehtë këtë skandal.