Skandali ushtrisë greke, reagon Maqedonia: Akte të tilla janë të dëmshme
Maqedonia reagoi ndaj skandalit të ushtrisë greke, duke dënuar çdo lloj akti të manifestimit të urrejtjes. “Akte të tilla janë të dëmshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Njëkohësisht është me pasoja dhe që nuk ndihmojnë përparimin dhe bashkëpunimin rajonal”, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Shefik Duraku.