E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Limaj: Në maj nisin punimet në autostradën Morinë-Prishtinë-Merdare

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit në Kosovë, Fatmir Limaj, tha sot se institucionet e vendit janë të vendosura të ndërtojnë autostradën Morinë-Prishtinë-Merdare me çdo çmim, përveç atij të dëmtimit të shtetit. “Punimet për ndërtimin e autostradës do të fillojnë në muajin maj. Janë të natyrshme shqetësimet e ngritura rreth këtij projekti që vlerësohet më i madhi i financuar nga buxheti i vendit”, bëri të ditur Limaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›