Skandali, vjedhje milionere me tenderin e këpucëve të Policisë
Komisioni i ka shkelur procedurat arbitrarisht gjatë tenderimit
Habjon Hasani
”Nëse policëve shqiptarë sot kanë filluar t’u dalin gishtat jashtë këpucës, kjo do të thotë se dikush është pasuruar padrejtësisht”. Kështu i tha “Albania”-s një oficer i lartë policie dy muaj më parë, pikërisht atëherë kur filloi dhe investigimi i gazetës për tenderin e këpucëve të Policisë së Shtetit. Praktika e plotë e procedurës së tenderimit si dhe verifikimi i produktit të prodhuar është vlerësuar nga specialistë të prokurimeve e të standardizimit (të pyetur nga gazeta) si një abuzim që në total shkon rreth 13.8 milionë lekë të rinj. E gjithë historia e këtij tenderimi të çuditshëm filloi në maj të vitit 2007, kur u hap tenderi (i cili zgjati 5 muaj, deri në shtator), ndërsa shkeljet janë kryer në dy mënyra: nëpërmjet abuzimit me përzgjedhjen e firmave në tender dhe nëpërmjet shkeljes së kontratës duke u prodhuar këpucë me elemente të falsifikuara dhe jashtë standardeve. Praktika e plotë e procedurës së tenderimit tregon për një trajektore maratonë 5-mujore, ku rezulton se pas disa parregullsive në veprimet e komisionit të tenderimit, fituese kanë dalë firmat “Gama” dhe “Mali”, të cilat konkurruan herë së bashku, herë veç njëra-tjetrës për prodhimin e tre llojeve të ndryshme këpucësh dhe disa aksesorëve të tjerë për policët shqiptarë. Në këtë tender konkurronin dhe disa firma të tjera, si “Koravi” apo “Amantia As – Ga”.
Gërshetimi në tender
Tenderi për prodhimin e katër lloj këpucësh dhe dy aksesorëve të tjerë për përdorim nga policia u zhvillua në tri etapa. Tenderi i parë u zhvillua në datën 3 maj të vitit 2007, ku u arrit të kryhej vetëm tenderimi i këpucëve gjysmëverore. Nga procesverbali i këtij tenderimi rezulton se fituese u shpall firma “Gama + Mali” vetëm për artikullin këpucë gjysmëverore për sasinë 9 505 palë, çmimi për njësi 1400 lekë në vlerën totale 13 milionë e 307 mijë lekë. Përkundrejt firmës “Koravi”, që ofroi çmimin për njësi 1 660 lekë (260 lekë më shumë), në vlerën totale 15 milionë e 773 mijë e 300 lekë (2 milionë e 466 mijë e 300 lekë më shumë) dhe firmës “Amantia As – Ga”, e cila në këtë procedurë kualifikohet përsa i përket dokumentacionit administrativo – ligjor dhe teknikisht për cilësinë e “këpucë gjysmëverore”. Rezulton se firma “Koravi” kualifikohet përsa i përket dokumentacionit administrativo – ligjor, por nuk kualifikohet teknikisht për cilësinë e “këpucëve gjysmëverore”. Ndërsa për artikujt e tjerë, si “këpucë gjysmëdimërore”, “këpucë gjysmëlustrafine”, “këpucë me qafa trupe”, “çizme motoçiklisti”, “rrip mesi pantallonash”, për mungesë konkurrence në tender anulohen për t’u hapur përsëri. Por sot rezulton se cilësia e këtyre këpucëve gjysmëverore është jashtë çdo lloj standardi. Sakaq, në fazën e dytë të tenderit, që u zhvillua në datën 5 korrik 2007, firma “Gama” paraqitet e vetme, ndërsa firma “Mali” (ish-ortakja e saj) nuk figuron fare, për t’u shfaqur vetëm pak javë më vonë. Në fazën e dytë, edhe pse pati oferta si nga firma “Gama”, ashtu dhe nga firma “Koravi” për prodhimin e këpucëve gjysmëdimërore, komisioni i tenderimit shpalli mungesën e konkurrencës (vendimi dhe të dhënat disponohen të plota). Një vendim arbitrar ky në kushtet kur firmat “Gama” dhe “Koravi” kishin shpalosur ofertat.
E treta, e vërteta
Faza e tretë e tenderit, që u zhvillua më 17 shtator 2007 dhe zgjati disa ditë, por sikurse tregojnë dokumentet, kjo fazë nuk e kualifikoi “për mungesë dokumentacioni” firmën “Kovari”, ndërsa tri firma të tjera duket se nuk janë njoftuar fare. Ajo çka bie në sy është fakti se kësaj here firmat “Gama” dhe “Mali” konkurruan veç e veç, ndërsa ofertat e dhëna prej tyre rezultojnë të sinkronizuara. Komisioni i tenderimit, megjithatë, vendosi të mos kualifikojë në fazën e tretë firmën “Koravi”, e cila, sipas këtij komisioni, del me mangësi në dokumentacion, ndërsa firma me të njëjtin dokumentacion ishte paraqitur edhe në dy fazat e para dhe nuk ishte evidentuar asnjë problem nga ana e komisionit. Por kjo histori ka dhe të tjera elemente të dyshimta që lidhen me luhatjen e çmimit ndërmjet fazave të tenderimit, apo lidhur mbi kriteret absurde të vendosura nga komisioni tenderues. Këto fakte do të jepen të detajuara në numrin e ardhshëm, me të dhëna ekzakte dhe të siguruara nga dokumente autentike. “Albania” ka mësuar se këto shkelje janë konstatuar edhe nga struktura e Auditit të Brendshëm, por çështja është lënë në hije për muaj me radhë.
Rezultati i tenderimit të realizuar nga Ministria e Brendshme
]
Objekti Sasia Firma fituese
Këpucë gjysmëverore 9 mijë e 505 palë Gama+ Mali
Këpucë gjysmëdimërore 9 mijë e 485 palë Mali
Këpucë gjysmëlustrafin 120 palë Gama
Këpucë me qafa trupe 4 mijë e 800 palë Gama Çizme motoçiklisti 250 palë Gama
BOX
Auditi i Brendshëm, në dijeni të shkeljeve me këpucët
Një tjetër fakt jo pak i rëndësishëm lidhet me dijeninë dhe me filtrimin e këtyre shkeljeve edhe nga ana e Auditit të Ministrisë së Brendshme. “Albania” ka mësuar se auditi ka përpiluar një sërë shkeljesh lidhur me prokurimin dhe prodhimin e këtyre këpucëve, por deri tani strukturat dhe zyrtarët më të lartë të Ministrisë duket sikur nuk i kanë dhënë ende “dritën jeshile” auditit për të ezauruar punën e tij. Ndonëse nga Auditi i Brendshëm i Ministrisë janë raportuar shkeljet, duket se gjithçka është lënë në heshtje të plotë dhe anëtarët e Komisionit të Tenderimit sot rezulton se ndodhen në poste të tjera, madje edhe më të larta se ato që kanë pasur në kohën e këtij prokurimi. Megjithatë, tashmë rezulton se ky proces nuk është thjesht pasqyra e një tenderi me shumë probleme dhe pikëpyetje, por produkti dhe këpucët e prodhuara rezultojnë jashtë çdo lloj standardi dhe në kundërshtim me kontratat e lidhura.
ANËTARËT E KOMISIONIT TË TENDERIMIT
1. Anila Hoxha, ish-drejtore dhe në cilësinë e kryetares së Entit Prokurues (QFMT)
2. Kol Kukaj, ish-zëvendësdrejtor dhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (QFMT)
3. Ervin Aliu, ish-shef i sektorit të prokurimeve (QFMT)
4. Dritan Capo, ish-jurist i komisionit të vlerësimit të ofertave
4 Korrik 2008