Fier, treni godet furgonin, 4 të plagosur
Treni godet një furgon, për pasojë mbeten të plagosur 4 persona. Shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia e drejtuesit të fugonit. Furgoni është goditur nga treni, në krahun e shoferit, duke u spostuar 20m përgjatë trasesë. hekurudhore.
FIER- Treni udhëtarëve, i linjës Vlorë- Tiranë, aksidentoi mëngjesin e së enjtes një furgon në qytetin e Fierit. Furgoni me targa të fierit, transportonte 11 arsimtarë dhe dy fëmijë, për në fshatrat Hamil, Seman e Topojë të rrethit të Fierit. Ai është goditur nga treni, në krahun e shoferit, duke u spostuar për rreth 20 metra përgjatë trasesë hekurudhore. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit, në mbikalimin e improvizuar që lidh banorët e lagjes “Mbrostar Ferko” me qytetin e Fierit. Sipas banorëve, shkak për aksidentin ishte pakujdesia e drejtuesit të mjetit. (a.r/news24/balkanweb)