Skaner për ultrasit e dhunshëm

Tifozët problematikë, ata të skeduar më një të kaluar të dhunshme, nuk do ta kenë të lehtë të hyjnë në Austri gjatë gjithë periudhës së finaleve të Euro 2008. Vendi organizator pezulloi marrëveshjen "Shengen" me vendet e treta, duke vendosur kontrollin e dokumenteve në kufi. Pezullimi parakupton ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve europianë brenda Bashkimit Europian, me qëllimin e vetëm për të parandaluar hyrjen në vend të tifozëve të dhunshëm. Në aeroportin e Shvehatit pranë Vjenës është instaluar një terminal i tretë për avionët carter që do të sjellin tifozët.