E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, 2 vjet kontratë me TuS Koblenz

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, firmosi një kontratë dyvjeçare me Tus Koblnez, Bundesliga 2, Gjermani. Marrëveshja e ish-mesfushorit të Energie Kotbus skadon, më 30 qershor 2012.
32-vjeçari Skela pas rrëzimit të Kobtusit nga Bundesliga 1 ishte i pa punë.
Tus Koblenz, skuadër në të cilën luajnë edhe pesë shqiptarëe nga Kosova, si dyshja e famshme Shefki e Njazi Kuqi, por dhe Renaldo Rama, Shqipran Skeraj e Aljmir Murati
Tus Koblenz është skuadra e nënta gjatë karrierës së Ervin Skelës në Gjermani, por dhe me një të kaluar të shkurtër te Ascoli në Serinë A, Itali.
Ervini ka luajtur në Gjermani midis ekipeve të tjera për Energie Kotbus, Kaiserslautern dhe Eintracht Frankfurt.
Skela numëron 168 ndeshje në Bundesligë (21 gola).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›