Gjermania kërkon kthimin e mbi 14 mijë refugjatëve kosovarë
Gjermania kërkon të kthejë më tepër se 14 mijë refugjatë kosovarë sërish në vendin e tyre, deklaroi sot Ministria e Brendshme gjermane, duke nxitur protesta nga ligjvënësit e opozitës, të cilët deklaruan se një veprim i tillë do t'i vinte ata në rrezik. Zëdhënësi i Ministrisë, Stefan Paris deklaroi se Gjermania ka si qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje që organizon së bashku me qeverinë e kosovës, gjatë sezonit të vjeshtës, rikthimin e refugjatëve konformë standarteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Por, parlamentarja opozitare Ulla Jelpke, e partisë që ekstremit të majtë Linke, deklaroi se rreth 10 mijë refugjatë ishin pjesë e grupit të minoritetit rom dhe kthimi i tyre në Kosovë do të përbënte rrezik.
Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar sipas NATO-s, e cila ka rreth 14 mijë trupa paqeruajtësish të disklokuara në vend dhe pret të pakësojë numrin në më pak se 2000 trupa, përgjatë dy viteve të ardhshme.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi operacionet ajrore të NATO-s detyruan forcat serbe të largoheshin nga rajoni, duke i dhënë fund sulmeve të Beogradit kundër shqipëtarëve në vend.