Skela: “Hëngrëm një grusht në fytyrë”Energi Kotbus pas humbjes me Borusian e Mënshengladbahut (1-0) ndodhet shumë pranë rënies nga Bundesliga 1, ashtu si Karlsruhe e Edmond Kapllanit.

Energi Kotbus pas humbjes me Borusian e Mënshengladbahut (1-0) ndodhet shumë pranë rënies nga Bundesliga 1, ashtu si Karlsruhe e Edmond Kapllanit.
Fantazisti shqiptar Ervin Skela tha pas ndeshjes: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme si për ne ashtu dhe për Gladabun.
"Ne e dinim, që situatat standarde në një takim të këtij lloji luajnë një rol shumë përcaktues. Ne nuk ia dolëm dot, edhe pse patëm disa mundësi për të shënuar. Rezultati ishte si një grusht në fytyrë për ne. Tani ne nuk kemi më asgjë në dorën tonë”.
Presidenti i Energisë, Ulrih Lepsh: “Humbja ishte shumë e hidhur për ne, luajtëm shumë nervozë”.
E Premte, 15 Maj 2009