E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez zyrtarisht kandidat për presidencën e Realit

Madrid - Florentino Perez njofton zyrtarisht kandidimin e tij për zgjedhjet e presidencës së Realit të Madridit. Këto zgjedhje priten të mbahen më 14 qershor, dhe Perez është kandidatura kryesore për ta marrë drejtimin e Realit edhe një herë tjetër.

“Pas ngjarjeve serioze që kanë ndodhur së fundmi, kam vendosur zyrtarisht të shpall kandidaturën time për të garuar në zgjedhjet presidenciale të Realit”, deklaroi Florentino Perez gjatë një konference shtypi të mbajtur për gazetarët.

Perez vjen me premtimin për ta bërë edhe një herë Realin e Madridit një skuadër galaktikësh, ashtu siç e la para tre vjetësh në momentin kur u largua nga presidenca. Në mediat spanjolle është folur se Perez do të sjellë tek “Mbretëresha e Evropës” futbollistë të tillë, si Kristiano Ronaldo, Rikardo Kaka, Frank Riberi, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›