Benitez: Prej dëmtimeve Liverpuli humbi kampionatin
Liverpul - Ky sezon futbollistik mund të quhet plotësisht i dështuar për skuadrën e Liverpulit. Ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez, megjithëse ka treguar një super formë, nuk arriti dot të fitonte asnjë trofe. Trajneri spanjoll i ia hedh fajin dëmtimeve të shumta që kanë shoqëruar futbollistët e tij përgjatë gjithë sezonit.
“Megjithëse na kritikuan se ne ishim një ekip mbrojtës, ne arritëm të shënonim më shumë se 100 gola. Madje, edhe lojtarët mbrojtës kanë arritur të shënojnë. Nëse nuk do të ishin dëmtuar futbollistët kryesorë, atëherë Liverpuli do të ishte kampion i Anglisë sot”, deklaron Benitez.
Në Ligën e kampioneve Liverpuli u eliminua në gjysmëfinale nga Çelsi, ndërsa në kampionat renditet i dyti pas Mançester Junaited.