Skela: Nuk e di kush mund të më zëvendësoj

Mesfushori i kombëtaras shqiptare Ervin Skela, megjithëse nuk ka gjetur ende një skuadër ku të luajë sezonin e ri, është grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Skela, që në ndeshjen e nesërme ndaj Qipros do të jetë kapiten i skuadrës, në mungesë të Altin Lalës, u shpreh sot se megjithëse nuk ka gjetur ende një klub, ai po vazhdon të stërvitet rregullisht dhe nuk e ka humbur formën e tij."Do të jem gjithmonë i gatshëm për skuadrën kombëtare sa herë që do të më thërrasin" tha Skela.
Përsa i përket, të ardhmes së tij, fantazisti kuq e zi u shpreh optimist. "Për momentin po vazhdoj të stërvitem me skuadrën e Leverkusenit. Kam patur dy oferta nga skuadrat e kategorisë së dytë gjermane dhe nga Trabzonspori në Turqi, por i kam refuzuar për arsye ekonomike" u shpreh Skela.Skela ka folur edhe rreth përfaqësueses shqiptare dhe trajnerit të ri. "Trajneri ka futur një mentalitet të ri në skuadër dhe ne duhet të përpiqemi të zbatojmë në fushë ato që ai na kërkon gjatë stërvitjeve". Përsa i përket rinovimit të përfaqësueses shqiptare si dhe një zëvendësuesi të mudshëm të Skelës, lojtari tha se "nuk më takon mua të përmend emra lojtarësh që mund të më zëvendësojnë në të ardhmen. Mendoj se kemi disa të rinj të talentuar në ekip që një ditë do të jenë titullarë në përfaqësuese."