Sejdiu: FSK, faktor stabiliteti në rajon
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me kriteret e NATO-s do të jetë faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon, deklaroi presidenti Fatmir Sejdiu në një darkë të shtruar mbrëmë për drejtuesit e KFOR-it dhe të FSK-së.
Duke vlerësuar lart punën dhe angazhimin e komandantëve dhe ushtarëve të KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë gjatë këtyre dhjetë viteve, presidenti Sejdiu pohoi se të gjithë pjesëtarët e KFOR-it kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm që në Kosovë të mbretërojë paqja, siguria dhe stabiliteti. "Forca e Sigurisë së Kosovës po ndërtohet sipas kritereve më profesionale të NATO-s dhe ne besojmë se ajo shpejt do të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe pse jo edhe partner i NATO-s në misionet paqeruajtëse në botë", theksoi presidenti Sejdiu. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Emilio Gay theksoi se maksimë e KFOR-it është puna profesionale, krijimi i një mjedisi të qetë e të sigurt në Kosovë, por njëkohësisht edhe krijimi dhe forcimi i miqësisë me të gjithë në këtë vend, si me institucionet, ashtu edhe me qytetarët e të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë këtu.
Të pranishëm në këtë darkë ishin edhe ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, dhe komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të KFOR-it dhe të FSK-së.