Kinë, vazhdon rënia e importeve dhe eksporteve

Eksportet dhe importet e Kinës vazhduan të shënojnë rënie edhe në muajin korrik, pavarësisht impaktit pozitiv, që sipas ekspertëve, pati ndërhyrja stimuluese e qeverisë në fund të vitit 2008. Sipas të dhënave që u publikuan sot nga administrata e përgjithshme e doganave, eksportet gjatë muajit korrik pësuan një ulje deri në 22.9 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa importi pësoi një rënie prej 14.9 për qind.
Rënia e importeve, theksojnë ekonomistët, vjen për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe të disa produkteve të tjera parësore.
Rënia e importeve, theksojnë ekonomistët, vjen për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe të disa produkteve të tjera parësore.