E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela: Zor të na falin tifozëtMë 28 mars Shqipëria, që tani ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë, pret Hungarinë, me të cilën humbëm në Budapest me rezultatin 2-0. Hungaria ka shtatë pikë dhe ndodhet në vendin e dytë. Shqipëria prej 270 mi

Kapiteni i Kombëtares në ndeshjen Maltë-Shqipëri (0-0), Ervin Skela, pranoi se Shqipëria humbi një shans të mirë. “Zor se do të na e falin tifozët këtë ndeshje, pasi shpërdoruam një shans të mirë. Në pjesën e dytë, skuadra doli jashtë detyrave të saj”, - tha mesfushori për “Supersport”.

Më 28 mars Shqipëria, që tani ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë, pret Hungarinë, me të cilën humbëm në Budapest me rezultatin 2-0. Hungaria ka shtatë pikë dhe ndodhet në vendin e dytë. Shqipëria prej 270 minutash nuk arrin të gjejë golin.

MALTË-SHQIPËRI 0-0
Eliminatoret e Kampionatit Botëror
“Afrika e Jugut 2010”
Grupi 1, Zona Europiane
11 shkurt 2009, ora 19:30
Stadiumi Kombëtar “Nazzjonali”, Ta’Qali, Maltë

MALTA: Haber, A. Agius, Dimech, G.Agius (87' Fenech), Bajada, Samut, Kohen Muskat, Skembri, Skeri (70' Brifa), Mifsud. Trajner Dushan Fitzel
Në stol:Hog, Azopardi, Said, Faila, Triganza.
SHQIPËRIA: Hidi, Dallku, Beqiri, Curri, Agolli (46' Vangjeli, 80' Lila), Duro, Lika, Skela, Bulku, Vrapi, Bogdani (75' Berisha). Trajner Ari Han
Në stol: Ujkani, Bakaj, Salihi, Sukaj
Gjyqtarë: Alexandru Deaconu, George Vidan, Eduard Dumitresku (Rumani)
Kartonë të verdhë: / Agolli 14', Vrapi 49' , Lila 85'

Grupi 1
Skuadra        ND     F     B     H     G+    G-    P
Danimarka        3      2     1     0     6     2     7
Hungaria         4      2     1     1     4     2     7
Shqipëria         5      1     3     1     3     2     6
Portugalia         4      1     2     1     6     3     5
Suedia            3      1     2     0     2     1     5
Malta             5      0     1     4     0        11   1

E Enjte, 12 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›