E Diel, 1 Nëntor 2026

“Piratët” maltezë turpërojnë ShqipërinëKuqezinjtë i dhanë përfundimisht fund ëndrrës “Botëror”. Kombëtarja dëshmoi se ishte shumë larg deklarimeve të bujshme

Me barazimin e dëshpëruar pa gola kundër Maltës, i treti në pesë ndeshjet e zhvilluara në fushatën eliminatore, pas atyre spektakolarë me Suedinë në Tiranë e Portugalinë në Braga, Shqipëria dhe trajneri i saj Ari Han dëshmoi se është ende e pa përgatitur për të synuar pjesëmarrjen në finalet e kompeticioneve të mëdha.

Vetëm tri goditje drejt portës dhe me “luksin” e gjashtë goditjeve nga këndi, duhet të falendërojmë portierin Isli Hidi për mospësimin e golit nga Malta, që nga ana e saj pati katër raste të pastra për të ndëshkuar Shqipërinë.

Mungesa e Lorik Canës e Altin Lalës u ndje shumë në organizimin e lojës sonë, ku u panë shumë pak aksione sulmuese dhe një performancë e varfër e Ervin Skelës e Klodian Duros.

Vetëm një rast i pastër i Erjon Bogdanit në minutën e 31-të pjesës së parë, dhe me një pjesë të dytë tërësisht pa kondicionin e duhur fizik, edhe pse Kombëtarja kishte qysh të dielën që stërvitej në ishullin turistiktë Maltës.

Bogdani i vetëm përballë portës nuk arriti të shënojë. Mundësia më e mirë e Shqipërisë. Bogdani, autor i 9 golave me fanellën kuqezi kishte rastin e artë për t’i dhënë avantazhin Kombëtares sonë.

Në minutën e 48-të Majkëll Mifsud humbi një rast të pastër për të shënuar. Sulmuesi maltez, i cili luan në Angli me Barnslei, i shpëtoi mbulimit të Currit, por për fat të mirë diagonalja e tij ishte jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Hidi.

Dhjetë minuta më pas në të 58’, Skeri rrezikoi portën tonë, pasi morri një pas të artë nga Kohenn, duke shfrytëzuar rreshtimin e gabuar të mbrojtjes sonë. Dy raste të pastra për Maltën.

Në minutën e 60-të një tjetër gabim i Dallkut, duke i dhënë mundësi Mifsudit të drejtohet drejt portës sonë. Isli Hidi ia hoqi me këmbë jashtë zonës, duke shpëtuar portën tonë nga goli i sigurt. E çorientuar mbrojtja jonë, ndryshe nga pjesa e parë më e organizuar.

Edhe futja në fushë e Besart Berishës në minutën e 75-të nuk dha impulsin e duhur në vijën e parë sulmuese.

Një ndeshje tejet zhgënjyese e Shqipërisë, por dhe që dëshmoi edhe “amatorizmin” e tranerit Han me zgjedhjet e gabuara. Përveç Gilman Likës asnjë tjetër prej lojtarëve nuk dha “200 përqindshin e premtuar për fitoren”.

Mosthirrja e lojtarëve në formë nga kampionati shqiptar, ku bie në sy mungesa e Migen Memellit (20 gola në kampioantet shqiptare në dy kompeticionet) është një tjetër shënje jo e mirë e profesionalizmit të Hanit.
Shqipëria me barazimin në Maltë u ngjit në kuotën e 6 pikëve, por tashmë kur duhen edhe më shumë se 45 ditë nga ndeshja në Tiranë me Hungarinë “këmbanat” kanë rënë.

MALTË-SHQIPËRI 0-0
Eliminatoret e Kampionatit Botëror
“Afrika e Jugut 2010”
Grupi 1, Zona Europiane
11 shkurt 2009, ora 19:30
Stadiumi Kombëtar “Nazzjonali”, Ta’Qali, Maltë

MALTA: Haber, A. Agius, Dimech, G.Agius (87' Fenech), Bajada, Samut, Kohen Muskat, Skembri, Skeri (70' Brifa), Mifsud. Trajner Dushan Fitzel
Në stol:Hog, Azopardi, Said, Faila, Triganza.
SHQIPËRIA: Hidi, Dallku, Beqiri, Curri, Agolli (46' Vangjeli, 80' Lila), Duro, Lika, Skela, Bulku, Vrapi, Bogdani (75' Berisha). Trajner Ari Han
Në stol: Ujkani, Bakaj, Salihi, Sukaj
Gjyqtarë: Alexandru Deaconu, George Vidan, Eduard Dumitresku (Rumani)
Kartonë të verdhë: / Agolli 14', Vrapi 49' , Lila 85'

Kronika e ndeshjes

1’ Topin e parë e luan përfaqësuesja malteze, që është veshur komplet të kuqe, ndërsa ajo shqiptare plotësisht me të bardha.

2’ Sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani ndërmori një aksion nga e djathta e sulmit tonë, duke pasuar më pas te Armend Dallku. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës, autori i golit të tretë në fitoren 3-0 ndaj Maltës në Tiranë, goditi nga larg, por pa problem për portierin maltez Xhastin Haber, i cili luan në Angli me Shefildin.

10’ Bogdani, autori i tre golave kundër Maltës, goditi nga brenda zonës, por sfera ishte e pasaktë drejt portës malteze.

13’ Shqipëria fitoi goditjen e parë nga këndi. Duro ekzektuoi, por topi u largua nga mbrojtja malteze.

14’ Ansi Agolli u ndëshkua me karton të verdhë, në tentativë për të ndaluar një kundërsulm të maltezëve.

16’ Bulku dha një top për Currin, i cili pasoi te Elvin Beqiri, por pa mundur të rrezikojmë, edhe pse ishte një moment i mirë për
Shqipërinë për të shënuar.

16’ Goditje këndi për Maltën, por pa rrezik.

20’ Ndeshja është e qetë, pa shqetësime për të dyja skuadrat, me ndonjë përpjekje më të madhe të Maltës.

28’ Bogdani rrezikoi me një goditje me kokë, por pozicioni i sulmuesit shqiptar ishte jashtë loje. Bogdani luajti me një manikotë në vetull, për shkak të çarjes së saj, ku stafi mjekësor i Kievos e kishte qepur tetë herë.

31’ Bogdani i vetëm përballë portës nuk arriti të shënojë. Mundësia më e mirë e Shqipërisë. Bogdani, autor i 9 golave me fanellën kuqezi kishte rastin e artë për t’i dhënë avantazhin Kombëtares sonë.

35’ Goditje këndi për Shqipërinë. Duro harkoi, por sërish pa rrezik për vendasit.

40’ Gilman Lika mbyll mirë një aksion të maltezëve, por mesfushori shkodran që luan në Turqi me Haccetepe dëmtohet pak. Në goditjen e lirë të ekzekutuar nga Skela nuk pati asnjë rrezik për skuadrën e Maltës.

43’ Endri Vrapi bllokoi me siguri sulmuesin më të mirë të maltezëve, Majkëll Mifsud.

45’ Goditje këndi për Shqipërinë, Duro e çoi sferën në zonë, po aty asnjë lojtar kuqezi nuk rrezikon kundërshtarin.

45’+1 Pas një minute shtëse dhe një goditje këndi të Maltës, pjesa e parë u mbyll pa gola. Epërsia e Shqipërisë u ndje pas 20 minutave të para. Rasti më i mirë për të dy skuadrat ishte ai i Bogdanit në minutën e 31-të, por sulmuesi i Kievos dëshmoi se i mungon nuhatja pranë portës.

46’ Nis pjesa e dytë. Topi i parë luhet nga Shqipëria. Kristi Vangjeli hyn në vendin e Ansi Agollit.

48’ Majkëll Mifsud humbi një rast të pastër për të shënuar. Sulmuesi maltez, i cili luan në Angli me Barnslei, i shpëtoi mbulimit të Currit, por për fat të mirë diagonalja e tij ishte jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Hidi.

49’ Endri Vrapi u ndëshkua me karton të verdhë. I dyti karton për Shqipërinë pas atij të Agollit në pjesën e parë.

58’ Skeri rrezikoi portën tonë, pasi morri një pas të artë nga Kohenn, duke shfrytëzuar rreshtimin e gabuar të mbrojtjes sonë. Dy raste të pastra për Maltën.

60’ Një tjetër gabim i Dallkut, duke i dhënë mundësi Mifsudit të drejtohet drejt portës sonë. Isli Hidi ia hoqi me këmbë jashtë zonës, duke shpëtuar portën tonë nga goli i sigurt. E çorientuar mbrojtja jonë, ndryshe nga pjesa e parë më e organizuar.

62’ Skela krosoi nga e majta e sulmit tonë, por topi i goditur në zonë nga Duro ishte i lehtë dhe jashtë kuadratit.

70’ Malta bëri ndërrimin e parë. Doli sulmeusi Skeri dhe në vend të tij hyri Brifa, i cili luan në Maltë me Valetën.

75’ Besart Berisha në vend të Erjon Bogdanit. Sulmuesi kosovar, i cili luan në Danimarkë me AC Horsens, mund t’i japë më impuls sulmit shqiptar.

80’ Hani ndërhyri sërish. Hodhi në fushë mbrojtësin Andi Lila në vend të Kristi Vangjelit, i cili nga ana e tij në fillim të pjesës së parë kishte zëvëndësuar Ansi Agollin.

85’ Andi Lila u ndëshkua me karton të verdhë. I treti për Shqipërinë.

89’ Klodian Duro ekzekutoi një goditje të lirë nga 25 metra, por
krosimi i mesfushorit të Omonias në kampionatin qipriot u neutralizua nga mbrojtja malteze.

90’+3 Përfundimisht 0-0, edhe pse e gjithë skuadra, tifozeria kuqezi kishin shpresuar në fitore. Barazimi i tretë 0-0 në eliminatoret e Kampionatit Botëror pas atyre me Suedinë në Tiranë e Portugalinë në Braga.

7 NDESHJET ME MALTËN

MIQËSORE
16.08.1995: Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)
15.11.2000: Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
22.08.2007: Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)

TURNE NDËRKOMBËTAR
06.02.1998: Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)
10.02.2000: Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)

ZYRTARE
10.09.2008: Shqipëri-Maltë 3-0 (zyrtare)
11.02.2009: Maltë-Shqipëri 0-0(zyrtare)

Bilanci: 7 takime; 4 fitore, 2 barazime, 1 humbje. Golat: 12-3

12 golat kundër Maltës
3 gola: Erjon Bogdani
2 gola: Klodian Duro
1 gol: Alban Bushi, Vioresin Sinani, Rudi Vata, Hamdi Salihi, Besart Berisha, Armend Dallku

10 ndeshjet e fundit të Shqipërisë

11.02.09 Maltë-Shqipëri        0-0
19.11.08 Azerbajxhan-Shqipëri    1-1
15.10.08 Portugali-Shqipëri        0-0
11.10.08 Hungari-Shqipëri         2-0
10.06.08 Shqipëri-Maltë         3-0
06.09.08 Shqipëri-Suedi         0-0
20.08.08 Shqipëri-Lihtenshtejn     2-0
27.05.08 Shqipëri-Poloni        0-1
21.11.07 Shqipëri-Rumani         1-6
17.11.07 Shqipëri-Bjellorusi    2-4

10 ndeshjet e fundit të Maltës

11.02.09 Maltë-Shqipëri        0-0
15.10.08 Maltë-Hungari        0-1
11.10.08 Danimarkë-Maltë        3-0
10.06.08 Shqipëri-Maltë         3-0
06.09.08 Maltë-Portugali         0-4
20.08.08 Maltë-Estoni         1-2
30.05.08 Austri-Maltë            1-5
26.03.08 Maltë-Lihtenshtejn     7-1
06.02.08 Maltë-Bjellorusi         0-1
04.02.08 Maltë-Islandë         1-0
02.02.08 Maltë-Armeni            0-1

Grupi 1
Skuadra        ND     F     B     H     G+    G-    P
Danimarka        3      2     1     0     6     2     7
Hungaria         4      2     1     1     4     2     7
Shqipëria         5      1     3     1     3     2     6
Portugalia         4      1     2     1     6     3     5
Suedia            3      1     2     0     2     1     5
Malta             5      0     1     4     0        11   1   

E Merkure, 11 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›