Rez. Final, Malte-Shqiperi 0-0

MALTË-SHQIPËRI 0-0
Eliminatoret e Kampionatit Botëror
“Afrika e Jugut 2010”
Grupi 1, Zona Europiane
11 shkurt 2009, ora 19:30
Stadiumi Kombëtar “Nazzjonali”, Ta’Qali, Maltë
MALTA: Haber, A. Agius, Dimech, G.Agius (87' Fenech), Bajada, Samut, Kohen Muskat, Skembri, Skeri (70' Brifa), Mifsud. Trajner Dushan Fitzel
Në stol:Hog, Azopardi, Said, Faila, Triganza.
SHQIPËRIA: Hidi, Dallku, Beqiri, Curri, Agolli (46' Vangjeli, 80' Lila), Duro, Lika, Skela, Bulku, Vrapi, Bogdani (75' Berisha). Trajner Ari Han
Në stol: Ujkani, Bakaj, Salihi, Sukaj
Gjyqtarë: Alexandru Deaconu, George Vidan, Eduard Dumitresku (Rumani)
Kartonë të verdhë: / Agolli 14', Vrapi 49' , Lila 85'
NDESHJA
90’+3 Përfundimisht 0-0, edhe pse e gjithë skuadra, tifozeria kuqezi kishin shpresuar në fitore. Barazimi i tretë 0-0 në eliminatoret e Kampionatit Botëror pas atyre me Suedinë në Tiranë e Portugalinë në Braga.
89’ Klodian Duro ekzekutoi një goditje të lirë nga 25 metra, por krosimi i mesfushorit të Omonias në kampionatin qipriot u neutralizua nga mbrojtja malteze.
85’ Andi Lila u ndëshkua me karton të verdhë. I treti për Shqipërinë.
80’ Hani ndërhyri sërish. Hodhi në fushë mbrojtësin Andi Lila në vend të Kristi Vangjelit, i cili nga ana e tij në fillim të pjesës së parë kishte zëvëndësuar Ansi Agollin.
75’ Besart Berisha në vend të Erjon Bogdanit. Sulmuesi kosovar, i cili luan në Danimarkë me AC Horsens, mund t’i japë më impuls sulmit shqiptar.
70’ Malta bëri ndërrimin e parë. Doli sulmeusi Skeri dhe në vend të tij hyri Brifa, i cili luan në Maltë me Valetën.
62’ Skela krosoi nga e majta e sulmit tonë, por topi i goditur në zonë nga Duro ishte i lehtë dhe jashtë kuadratit.
60’ Një tjetër gabim i Dallkut, duke i dhënë mundësi Mifsudit të drejtohet drejt portës sonë. Isli Hidi ia hoqi me këmbë topin jashtë zonës, duke shpëtuar portën tonë nga goli i sigurt. E çorientuar mbrojtja jonë, ndryshe nga pjesa e parë më e organizuar.
58’ Skeri rrezikoi portën tonë, pasi morri një pas të artë nga Kohenn, duke shfrytëzuar rreshtimin e gabuar të mbrojtjes sonë. Dy raste të pastra për Maltën.
49’ Endri Vrapi u ndëshkua me karton të verdhë. I dyti karton për Shqipërinë pas atij të Agollit në pjesën e parë.
48’ Majkëll Mifsud humbi një rast të pastër për të shënuar. Sulmuesi maltez, i cili luan në Angli me Barnslei, i shpëtoi mbulimit të Currit, por për fat të mirë diagonalja e tij ishte jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Hidi.
46’ Nis pjesa e dytë. Topi i parë luhet nga Shqipëria. Kristi Vangjeli hyn në vendin e Ansi Agollit.
45’+1 Pas një minute shtesës dhe një goditje këndi të Maltës, pjesa e parë u mbyll pa gola. Epërsia e Shqipërisë u ndje pas 20 minutave të para. Rasti më i mirë për të dy skuadrat ishte ai i Bogdanit në minutën e 31-të, por sulmuesi i Kievos dëshmoi se i mungon nuhatja pranë portës.
45’ Goditje këndi për Shqipërinë, Duro e çoi sferën në zonë, po aty asnjë lojtar kuqezi nuk rrezikon kundërshtarin.
43’ Endri Vrapi bllokoi me siguri sulmuesin më të mirë të maltezëve, Majkëll Mifsud.
40’ Gilman Lika mbyll mirë një aksion të maltezëve, por mesfushori shkodran që luan në Turqi me Haccetepe dëmtohet pak. Në goditjen e lirë të ekzekutuar nga Skela nuk pati asnjë rrezik për skuadrën e Maltës.
35’ Goditje këndi për Shqipërinë. Duro harkoi, por sërish pa rrezik për vendasit.
31’ Bogdani i vetëm përballë portës nuk arriti të shënojë. Mundësia më e mirë e Shqipërisë. Bogdani, autor i 9 golave me fanellën kuqezi kishte rastin e artë për t’i dhënë avantazhin Kombëtares sonë.
28’ Bogdani rrezikoi me një goditje me kokë, por pozicioni i sulmuesit shqiptar ishte jashtë loje. Bogdani luajti me një manikotë në vetull, për shkak të çarjes së saj, ku stafi mjekësor i Kievos e kishte qepur tetë herë.
20’ Ndeshja është e qetë, pa shqetësime për të dyja skuadrat, me ndonjë përpjekje më të madhe të Maltës.
16’ Goditje këndi për Maltën, por pa rrezik.
16’ Bulku dha një top për Currin, i cili pasoi te Elvin Beqiri, por pa mundur të rrezikojmë, edhe pse ishte një moment i mirë për
Shqipërinë për të shënuar.
14’ Ansi Agolli u ndëshkua me karton të verdhë, në tentativë për të ndaluar një kundërsulm të maltezëve.
13’ Shqipëria fitoi goditjen e parë nga këndi. Duro ekzektuoi, por topi u largua nga mbrojtja malteze.
10’ Bogdani, autori i tre golave kundër Maltës, goditi nga brenda zonës, por sfera ishte e pasaktë drejt portës malteze.
2’ Sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani ndërmori një aksion nga e djathta e sulmit tonë, duke pasuar më pas te Armend Dallku. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës, autori i golit të tretë në fitoren 3-0 ndaj Maltës në Tiranë, goditi nga larg, por pa problem për portierin maltez Xhastin Haber, i cili luan në Angli me Shefildin.
1’ Topin e parë e luan përfaqësuesja malteze, që është veshur komplet të kuqe, ndërsa ajo shqiptare plotësisht me të bardha.
E Merkure, 11 Shkurt 2009