E Diel, 1 Nëntor 2026

Han: Duhet të kënaqemi me baraziminShqipëria prej 270 minutash nuk arrin të gjejë golin, ndërsa më 28 mars pret Hungarinë, me të cilën humbëm në Budapest me rezultatin 2-0.

Trajneri i Shqipërisë, Ari Han, pranoi se ishte i kënaqur me barazimin me Maltën (0-0) në “Ta’ Qali”. “Ishte një ndeshje që shkoi shumë keq, - tha holandezi për “Supersport”. “Jam i kënaqur me barazimin, pasi me me mënyrën se si rrodhi loja në pjesën e dytë, edhe mund të kishim humbur”.

“Vangjelin e zëvendësova, pasi ai nuk po përshtatej në fushë. Futa në vend të tij një mbrojtës, pasi ishte Malta që po zotëronte topin. Loja nga krahët nuk funksionoi, ndërsa pasimet në lartësi për Bogdanin ishin të gabuara”.

Shqipëria prej 270 minutash nuk arrin të gjejë golin, ndërsa më 28 mars pret Hungarinë, me të cilën humbëm në Budapest me rezultatin 2-0.

E Enjte, 12 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›