Rrudho për testime me Lodz në Poloni

Sulmuesi Xhulian Rrudho mund të jetë një nga lojtarët e rinj të Lodz në kampionatin polak të futbollit. Tratativat janë ende në fazën e kontakteve, ndërkohë që për ish-sulmuesin e Kievos, klubi polak ka gati ofertën financiare.
Lajmi pohohet për Albania-sport nga burime pranë menaxherit Rudi Vata, i cili pas transferimit të suksesshëm të kosovarit me banim në Australi, Labinot Haliti, po kujdeset edhe për sulmuesin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.
Sulmuesi nga Divjaka, i cili më parë ka luajtur edhe për Ankonën, do të testohet për disa ditë pranë Lodz, një ekip që gjithmonë pretendon zonën evropiane.
20-vjecari Rrudho vazhdon të kërkohet nga skuadra të Serisë B në Itali, por një burim konfidecial pohoi për Albania-sport se për sulmuesin interesohet edhe Livorno, ku sezonin e kaluar u aktivizua Bogdani. Vetë sulmuesi ka pranuar se kërkon një ekip ku te luaj titullar dhe jo të qëndrojë në stol, por ka pranuar faktin se është i tërhequr nga aventura polake. Gjatë sezonit që përfundoi Xhulian Rrudho, i cili ka luajtur edhe disa minuta në Serinë A, pikërisht në një ndeshje kundër Milanit në "San Siro" (3 mars 2007), u aktivizua me Skafatezen e Serisë C1