Skela në dyshim kundër Mënshengladbahut

Energi Kotbusi do të luajë të martën kundër Borusias së Mënsgjengladbahut për Kupën e Gjermanisë pa fantazistin e saj Ervin Skela. Sipas faqes së Radios së Berlinit, rbb-online.de, shqiptari pati një dëmtim të lehtë në ndeshjen e së shtunës kundër Bokumit (1-1). Të hënën Skela iu nënshtrua edhe një kontrolli mjekësor për të parë edhe masën e dëmtimit të tij.
Energi Kotbus të shtunën shënoi edhe golin e parë për këtë sezon në Bundesligë (Sorensen) e Skela është vlerësuar nga "Kicker" me notën 4 (e pëlqyeshme), por nuk i shpëtoi dot një kartoni të verdhë kundër ekipit të Mërgim Mavrajt (nuk luajti).