E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java III, gurë në Cërrik, paqe në Pukë

Të dielën u luajtën tri ndeshjet e prapambetura të Javës së 3-të të Kategorisë së Parë.
Turbina fitoi 2-0 me Bilisht Sport, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë: Rada në të 68' e Sadiku në të 87'. Bilishti e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të Tetës (29'). Kjo ishte fitorja e dytë e trajnerit Astrit Sejdini, ndërkohe që homologu i tij te Bilisht Sport, Skoti pësoi humbjen e dytë. Gjatë këtij takimi portieri i Bilishtit, Rama u godit me gurë nga tifozët 3 minuta përpara përfundimit, duke u zvëndësuar nga Dushku.
Naftëtari e Burreli u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Kucovë. Okshtuni në të 45'+2 për Naftëtarin e Baku në të 81' për Burrelin ishin dhe autorët e golave. Naftëtari i trajnerit Vangjel Capo humbi dhe një penallti në minutën e 57-të, kur gjuajtjen e Kananit e priti portieri Haxhia. Kanani ishte në një ditë të zezë, pasi u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari Breshanaj. Trajneri i Burrelit, Gjoni, u shpreh i kënaqur me barazimin.
Tërbuni e Dajti e mbyllën ndeshjen në barazim pa gola: 0-0 në "Ismail Xhemali" të Pukës, por trajneri i Tërbunit Ylber Zani u shpreh i pakënaqur me gjykimin e Bogdanit.
Skënderbeu morri kryesimin i vetëm me pikë të plota pas tri ndeshjeve, 9, falë fitores së ngushtë 2-1 kundër Kastriotit në takimin e javës së tretë të Kategorisë së Parë të zhvilluar në fushën asnjanëse të Bilishtit. Cipi (35) e Cajku (76') realizuan për skuadrën korcare, ndërsa për krutanët golin e vetëm e shënoi Prela (45'). Kjo ishte fitorja e 6-të e Skënderbeut kundrejt po kaq të Kastriotit në 13 takime (1 barazim).
Në ndeshjet e tjera, Sopoti mundi Luftëtarin (1-0, gol i Hajdarit në të 60'), Pogradeci e Skrapari u ndanë në barazim 1-1: Kllogjeri e Kotorri autorë të golave për skuadrat respektive.
Gramozi arriti fitoren e dytë sezonale kundër Lacit (2-1) falë brazilianit Dos Santos, i cili realizoi në minutat 5 e 38, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Xhetanit (30').
Besëlidhja u rikthye te fitorja, duke mposhtur Adën 3-0:.
KATEGORIA E PARE
JAVA III
E shtunë, 20.09.2008
Besëlidhja-Ada 3-0
Nd: 5; 4F, 0B, 1H. Golat: 14-1
Sopoti-Luftetari 1-0
Nd: 5; 3F, 1B, 4H. Golat: 6-4
Pogradeci-Skrapari 1-1
Nd: 3; 1F, 1B, 1H. Golat: 2-3
Gramozi-Laci 2-1
Nd: 1; 1F, 0B, 0H. Golat: 2-1
Skënderbeu-Kastrioti 2-1
Nd: 13; 6F, 1B, 6H. Golat:13-17

E diel, 21.09.2008
Naftëtari-Burreli 1-1
Nd: 7; 2F, 4B, 1H. Golat: 6-8
Turbina-Bilisht 2-0
Nd: 5; 3F, 0B, 2H. Golat: 9-7
Tërbuni-Dajti 0-0
Nd: 1; 0F, 1B, 0H. Golat:0-0

RENDITJA PAS JAVËS III

1.Skënderbeu 9
2.Burreli 7
3.Luftëtari 6
4.Turbina 6
5.Gramozi 6
6.Kastrioti 6
7.Besëlidhja 4
8.Dajti 4
9.Laci 4
10.Naftëtari 4
11.Tërbuni 4
12.Sopoti 3
13.Skrapari 1
14.Bilisht Sport 1
15.Pogradeci 1
16.ADA 1

JAVA IV
27.09.2008
ADA-Naftëtari
Besëlidhja-Sopoti
Kastrioti- Tërbuni
Skrapari-Gramozi
Bilisht Sport-Dajti
Laci-Turbina
Burreli-Skënderbeu
Luftëtari-Pogradeci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›