E Shtunë, 31 Tetor 2026

E diel e varfër, vetëm 1 gol në tre takime

Elbasani morri një pikë të cmuar kundër Dinamos në "Selman Stërmasi", por skuadra e Mirel Josës me tetë pikët e grumbulluara pas katër javëve, tashmë e sheh veten në vendin e tretë pas Tiranës (10) e Shkumbinit (9).
Gjithsesi, pavarësisht se Elbasani nuk e njeh humbjen në katër ndeshjet e zhvilluara (2 fitore, 2 barazime), ka një sulm të varfër duke shënuar vetëm 2 gola, por sot në mbremje ka mundësinë të argëtohet në dasmën e kapitenit Julian Ahmataj.
Dinamo nga ana e saj arriti barazimin e dytë rresht 0-0 dhe të tretin me këtë rezulat në katër javë, pas atyre me Teutën e Besën. Kampionët në fuqi të drejtuar nga Zlatko Dalic kanë arritur të fitojnë vetëm një takim me Shkumbinin 3-1.
Teuta e Partizani ndanë nga një pikë në barazimin e varfër 0-0, ndërsa për të vecuar është një fakt, më mirë të themi një rekord unikal, skuadra durrsake nuk ka shënuar asnjë gol në 360 minuta. Kurrsesi trajneri Sulejman Starova nuk do ta kishte menduar këtë, por vendin e fundit në renditje nuk paralajmëron vecse furtunë.
Partizani humbi dy pikë të cmuara në "Tofik Jashari", por gjithsesi pas dy humbjeve me Vllazninë e Tiranën morri pikën e katërt në katër javë.
Bylisi regjistroi fitoren e vetme në tri ndeshjet e ditës së diel, duke mposhtur 1-0 Lushnjën, që e përfundoi takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të afrikanit Sisoko. Golin e fitores së parë sezonale për ballshiotët e drejtuar nga Dashnor Dume e realizoi Endri Bakiu në minutën e 66-të. Pas tri pikëve të para, Bylis me sa duket ka gjetur edhe trajnerin e ri. Shpëtim Duro, ish-trajneri i Kombëtares U-21 ndoqi ndeshjen Bylis-Lushnja. Shpëtim Duro më parë ka drejtuar disa ekipe si Partizani dhe Apolonia, e ka qenë edhe ndihmës i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric.
Pas katër javëve të para Tirana ka krijuar një diferencë të qartë me Dinamon (+ 4 pikë) e Partizanin (+6 pikë), duke qartësuar rolin e saj udhëheqës në Kampionatin e 70-të Kombëtar.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA IV
E shtunë, 20.09.2008
Shkumbini-Besa 1-0
Shënues: Rizvanolli 66'
Apolonia-Tirana 0-2
Shënues: Lila 30', Memelli 35'
Flamurtari-Vllaznia 1-0
Shënues: Brajkovic 25'
E diel, 21.09.2008
Dinamo-Elbasani 0-0
Bylis-Lushnja 1-0
Shënues: Bakiu 66'
Teuta-Partizani* 0-0
* U luajt në Shijak

RENDITJA SUPERLIGA
Java IV
Skuadra P
1.Tirana 10
2.Shkumbini 9
3.Elbasani 8
4.Vllaznia 7
5.Flamurtari 6
6.Dinamo 6
7.Apolonia 4
8.Besa 4
9.Partizani 4
10.Lushnja 3
11.Bylis 3
12.Teuta 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›