Skela në rrjetën turke të Trabzosporit
Fantazisti shqiptar kërkohej pak ditë më parë edhe nga Bursaspori. Ervini u vlerësua si lojtari më i mirë i Energisë gjatë sezonit të kaluar
Turqit të dashuruar me Ervin Skelën. Pas interesimit të fortë të Bursasporit, në gjurmët e fantazistit shqiptar është vënë edhe Trabzospori. Lajmi qarkullon në median gjermane, ku theksohet se midis palët shumë shpejt do të nisën edhe bisedimet. Trabzospori i ofron Skelës një mundësi shumë të mirë për të luajtur në kupat e Evropës, pasi ekipi do të marrë pjesë në turin e katërt të Ligës së Europës. Rrugët e Energi Kotbusit dhe Ervin Skelës u ndanë me rënien e skuadrës në Bundesligën 2, ndërkohë që shqiptari është i lidhur me disa klube. Gjithsesi, në një analizë të hollësishme të sezonit futbollistik të Kotbusit, të kryer nga një prej faqeve më të prestigjioze, goal.com, mesfusha e drejtuar regjisori Ervin Skela është vlerësuar me notën 3, ose kënaqshëm sipas kriterit që aplikohet në Gjermani (1-shi është maksimumi), ndryshe nga repartet e tjera të ekipit. “Mesfusha e ‘Lausitzerve’ doli edhe njëherë tjetër në dritë gjatë këtij sezoni. Lojtarë të tillë si Ervin Skela dhe Timo Rost klubi ka shumë pak. Dy lojtarë, të cilët në çdo ndeshje japin gjithçka dhe gjithmonë prodhojnë rezultatet të mira”. Ervin Skela është përfshirë në “listën e fituesve” të Energi Kotbusit gjatë sezonit të kaluar, së bashku edhe me portierin Gerhard Tremele e sulmuesin bullgar Dimitar Rangelov, ky i fundit me 9 golat e shënuar ishte edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës. Në “skanerin mediatik” të kryer nga goal.com shkruhet për Ervin Skelën: “Mesfushori sidomos në pjesën e dytë të sezonit tregoi sërish vlerat, që të gjithë prisnin nga ai. Ishte kjo fazë e sezonit, në të cilën Kotbusi luftoi fort për mbijetesë dhe ia arriti të luante në fazën e play-ofit”. Energi Kotbus nuk arriti të mbijetonte në Bundesligën 1 pasi i humbi të dy takimet kundër Nurembergut të Bundesligës 2.
Ervin Skela mbërriti në janar të vitit 2007 te Energi Kotbusi, pasi kaloi një aventurë jo të suksesshme te Ascoli në Serinë A. Skela në dy sezone e gjysmë për Kotbusin u aktivizua në 72 ndeshje, duke shënuar 9 gola. Lista e skuadrave që janë të interesuar, ose më mirë është përfolur mediatikisht se kanë interesa për Skelën ka arritur deri tani në 12: Bundesliga 1 gjermane (Mainc, Borusia Mynshengladbah), Bundesliga 2 (Tuz Kolbenc), Seria a italiane (Kaljari), Seria B (Torino), kampionati grek i futbollit (Olimpiakosi dhe AEK-u i Athinës) dhe ai turk (Bursapor). Në listë është dhe zvicerania Bazel (merr pjesë në Ligën e Europës), ku luajnë edhe tre shqiptarë të tjerë, Jurgen Gjasula, Beg Ferati dhe Ohran Mustafi.
Lala, në “punë” para të tjerëve
Altin Lala dhe pesë lojtarë të tjerë të Hanover 96 nisën përgatitjet për sezonin e ardhshëm, një javë para nisjes zyrtare të fazës së përgatitore. Lajmi jepet nga “Bild”, që thekson nga ana e saj se Altin Lala, Jan Schlaudraff, Jan Rosenthal, dhe Vinicius po kryejnë stërvitje individuale sipas një programi të veçantë për të sjellë trupin në formë. Edhe Steven Cherundolo së bashku me Christian Schulz Mitte nisën stërvitjet së bashku me katër lojtarët e tjerë profesionistë të “96”-s. Për momentin, Altin Lala, së bashku edhe Jahmir Hykën janë të vetmit futbollistë “puro shqiptar” që do të aktivizohen sezonin e ardhshëm në Bundesligën 1 gjermane. Ervin Skela pas rënies së Energi Kotbusit është në kërkim të një skuadre, ndërkohë që Edmond Kapllani pas largimit nga Karlsruhe (edhe kjo e rënë në Bundesliga 2) do të luajë për fanellën e Augsburgut (Bundesliga 2).
24 Qershor 2009