E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skema Kombëtare, Denaj: Mbështetje bletarëve në rritjen e prodhimit vendas të mjaltit

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Stavri Nito, nga Vokopola e Beratit, është një bletërritës me përvojë dhe pasion.

Ai kujdeset me përkushtim për 300 koshere bletës duke prodhuar mjaltë cilësor “Made in Albania”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, solli shembullin e Stavrit si modelin që po ndjekin fermerët e këtij sektori, ku falë edhe financimit të drejtpërdrejtë që marrin nga Skema Kombëtare kanë rritur biznesin dhe furnizojnë tregun me prodhim vendas të mjaltit.

“Përveçse një traditë, puna e tij është një burim mirëqenie për ekonominë e familjes dhe atë rurale”, tha Denaj.

Ndërsa Ridvani tregon se i çon bletët për kullotë në rajone të ndryshme të vendit nga Llogoraja e Vlorës e deri në malin e Dajtit në Tiranë, për të prodhuar mjaltë cilësor.

Bletaria është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, e cila ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vitet e fundit ka mbështetur vazhdimisht këtë sektor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes.

Sot numërojmë rreth 500,000 zgjoje bletësh në të gjithë vendin, ku vetëm në 10 vitet e fundit numri i zgjojeve është rritur me 64 %, duke ndikuar ndjeshëm në nivelin e prodhimit të mjaltit për tregun dhe për eksport.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›