Skema Kombëtare, Salla: Mbi 5 mijë fermerë kanë aplikuar, numri vijon të rritet

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot gjatë një konference për mediat se numri i aplikimeve ka kaluar 5 mijë në një kohë shumë të shkurtër.
“Para se të vija këtu mora një shifër dhe deri tani janë mbi 5 mijë fermerë që janë online duke aplikuar. Në një kohë shumë të shkurtër ka shumë interes”, u shpreh Salla.
Ai bëri të ditur se aplikimet do të jenë të hapura nga 25 maj deri më 25 qershor 2026, ndërsa fermerët mund të përfitojnë nga 12 masat mbështetëse të parashikuara në skemë.
Sipas ministrit, procesi i aplikimeve po vijon dhe pritet rritje e mëtejshme e numrit të fermerëve pjesëmarrës në ditët në vijim.
I pyetur se disa prej subjekteve nuk e kanë marrë ende dëmshpërblimin nga Skema e Investimeve, ministri sqaroj se kompensimi do të vijoj.
Ai tha se ka pasur diskutim për 22 subjektet që janë referuar disa vonesa, nuk kanë dalë nga skema, janë pjesë e përfitimit të vitit 2025.
“Me udhëzimin e ri kemi vendosur të jenë edhe për 22 subjektet të jenë pjesë e përfitimit. Brenda pak ditësh, edhe procedurat e tyre janë të përfshira në buxhet”, tha Salla.
Sot u hapën aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë 2026, me një buxhet prej 5,2 miliardë lekë dhe 12 masa mbështetëse që përfshijnë sektortët kryesorë të prodhimit bujqesor dhe blegtoral.
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, 12 masa financiare
/k.s/e.xh/a.f/