E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Sulmet e Ramës për fatkeqësinë, primitive

Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, tha se “Edi Rama qan me lot gëzimi problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore e dëbora masive në mbarë vendin”.

Si në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, të përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë por edhe të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona”, u shpreh ajo.

Partia Demokratike-vijoi zëdhënësja-i thotë “Edi Ramës se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe përgatitjen për disfatën përfundimtare që meriton”. /Start/

                                                                                             2012-02-14 14:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›