Skema e monitorimit te misionit te ODIHR
Vezhguesit afatgjate te misionit te OSBE-ODIHR-it do te nisin neser shperndarjen ne te 12 qarqet e Shqiperise per tu vendosur ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor. Sic mesohet diten e sotme do te mberrijne ne Tirane pjesa tjeter e grupit prej 25 monitoresh qe do te mbajne barren me te rende te vezhgimit te procesit te veshtire dhe delikat te 8 majit. Sic mesohet nga burime diplomatike skema e monitorimit te vezhguesve te ODIHR-it do te kete nje ndryshim te rendesishem axhende ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. Sic theksoi per Shqip nje zyrtar i misionit vezhguesit e zyres se OSBE-se per Institucione Demokratike dhe Te Drejta te Njeriut do te mbeshteten kryesisht ne vecantite e zgjedhjeve vendore te 8 majit dhe analizen e pergatitjes se procesit elektoral. Keshtu sic mesohet monitoret do te vezhgojne ne menyre te detajuar ceshtjen e listave zgjedhore dokumentacionin e gjendjes civile dhe perputhshmerine e kartave te identitetit. Nje detaj jo pak i rendesishem i perberjes se misionit vezhgues eshte se eksperti i ceshtjeve te gjendjes civile eshte nga Taxhikistani. Ne fakt ky shtet aktualisht mban presidencen e radhes se OSBE-se dhe pjesemarrja ne nje mision vezhgimi duket normal. Por ka kohe qe ne misionet ne vendet e lindjes ish-komuniste ku jane shoqeruar me probleme kryesisht ne ceshtjet e manipulimit te sofistikuara dergohen eksperte nga keto vende. Ne misionet e zhvilluara ne shtete te ish-Bashkimit Sovjetik apo te Ballkanit ka pasur mjaft zyrtare nga vendet ish-komuniste ku kane qene edhe nga Shqiperia. Ky fakt ka gjasa te kete sherbyer per faktin se njerezit nga keto vende i njohin me mire problemet apo hilete e demokracive te brishta qe prej me shume se 20 viteve kane probleme me zgjedhjet. Ne kete liste natyrisht ekziston edhe Shqiperia. Sipas skemes se shperndarjes i gjithe ekipi i monitoreve afatgjate te OSBE-ODIHR-it prej 25 vetash do te shperndahen nga 2 per cdo prefekture nderkohe qe ne Qarkun e Tiranes do te jene 3 persona.
Ne te gjitha qarqet ku do te vendosen monitoret do te hartojne data-base-n per te gjitha problemet duke nisur nga listat e zgjedhesve ngritjen e KZAZ-ve qendrat e votimit ndjekjen e fushates monitorimin e perdorimit te administrates publike por ne vecanti fondet publike. Nderkaq sic mesohet nje ceshtje delikate qe pritet te kete nje skeme specifike ne zgjedhjet e 8 majit eshte numerimi dhe administrimi i votave. Kjo pike me shume i takon dites se votimit dhe dites pas saj pra 8 dhe 9 majit. Me te cilen do te merren kryesisht vezhguesit afatshkurter qe do te jene 400 dhe do te shperndahen mengjesin e 7 majit. Por misioni afatgjate i OSBE-ODIHR-it do te mbikeqyre kryesisht ngritjen e qendrave te numerimit dhe lokacionin fizik te tyre. Ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 nje perplasje e madhe mes qeverise dhe opozites u zhvillua per caktimin si vendvotime dhe qendra numerimi te disa lokaleve private. Vendimet per kete qellim jane marre gjithmone vetem me 4 vota ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe jane kundershtuar nga opozita. Ne raportet e nderkombetareve eshte kerkuar qe vendet e numerimit do te duhet te caktohen ne lokale me pronesi shteterore.