E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume amerikane dhe europiane perendimore ne listen e monitoreve

Ekspertet Perberja e grupit qe do te vezhgoje ne terren pergatitjen e procesit

Lista e vezhguesve afatgjate te ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit ka nje perberje te rendesishme amerikane mjaft skandinave dhe perbehet gjithashtu nga nje numer i rendesishem nga shtetet perendimore anetare te Bashkimit Europian. Keshtu pervec kreut te misionit te OSBE-ODIHR-it zotit Jonathan Stonestreet Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te kene edhe 3 monitore te tjere ne perberje te ekipit kryesor qe do te vezhgojne procesin qe nga dita e neserme e deri ne perfundimin e zgjedhjeve vendore. Tre vezhgues do te kete edhe gjermania 3 Italia nga Suedia gjithashtu pjese e misionit jane tre monitore. Nderkaq dy vezhgues jane nga Zvicra dy nga Norvegjia nje nga Finlanda nje vezhgues eshte nga Mbreteria e Bashkuar nje nga Franca gjithashtu nje edhe nga Danimarka. Ne misionin afatgjate te ODIHR-it merr pjese edhe nje zyrtar nga Maqedonia nje nga Kroacia dhe nje vezhgues nga Gjeorgjia. Ne raportin e publikuar ne fillim te janarit nga misioni i OSBE-ODIHR-it qe erdhi per te vezhguar pergatitjen e zgjedhjeve theksohet se Ne Shqiperi niveli i polarizimit dhe mosbesimit ndermjet partive politike vazhdon te mbetet ende i larte. Pjeserisht per shkak te ketij mosbesimi te gjithe bashkebiseduesit e MVN-se se OSBE/ODIHR-it kerkuan dergimin ne terren te nje Misioni te plote te Vezhgimit te Zgjedhjeve MVZ per zgjedhjet vendore te 8 majit. Disa kerkuan dergimin e numrit me te madh te mundshem te vezhguesve te OSBE/ODIHR-it. Pas ngjarjeve tragjike te 21 janarit Kryeministri perseriti kerkesen e tij drejtuar perfaqesuesit te kryetarit ne detyre te OSBE-se. Megjithese disa prej rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it jane zbatuar qe nga zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 nje numer ceshtjesh kane mbetur ende te patrajtuara. Me e rendesishmja rekomandimet kryesore per zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe zgjedhjet vendore te vitit 2007 qe partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe qe ato duhet ti realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme per interesin e pergjithshem te Shqiperise mbeten per tu trajtuar plotesisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›