E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i plagosjes se kandidatit te LDK-se ne Lezhe

Balldren Policia prangos 27-vjecarin Almarin Marinaj. Krimi jo per arsye politike

Sulmi fizik ndaj kandidatit te Lidhjes Demokristiane per Komunen Balldren Zef Doci coi dje ne pranga edhe 27-vjecarin Almarin Marinaj por nuk solli argumente se plagosja e Docit eshte bere per arsye politike. Ngjarja ndodhi dy dite me pare pasdite kur kandidati i LDK-se Doci po kthehej ne fshatin Balldren pas nje takimi elektoral qe kishte zhvilluar me banore te fshatit Kakarriq. Sipas deklarates zyrtare te Policise se Lezhes Doci ka rene ne priten e disa personave me dy automjete ne aksin Balldren-Lezhe te cilet fillimisht kane debatuar me kandidatin e koalicionit qeveritar per kete zone dhe me pas njeri prej tyre e ka qelluar me plumb duke e lene te plagosur. Pas disa oresh aksioni policia e ketij qyteti informon se ne pranga si i dyshuar kryesor per ngjarjen eshte vene Almarin Marinaj 27 vjec. Nga ana tjeter policia deklaron se po punohet per te zbardhur emrat e personave te tjere qe kane marre pjese ne plagosje. 50-vjecari Zef Doci ndodhet ne Spitalin Ushtarak per te marre mjekimin e duhur por mjeket bejne te ditur se ai eshte jashte rrezikut per jeten. Zef Doci eshte per here te pare kandidat per kete komune te Lezhes dhe perballe ai ka si rival ne kete gare Gjek Calin i cili ka marre dy mandate dhe kerkon mandatin e trete. Ai eshte perfaqesues i LDK-se. Ne kete zone Doci njihet si biznesmen dhe si mbeshtetes i te djathtes duke sjelle keshtu edhe nje kandidim te tij nen siglen Aleanca per Qytetarin te drejtuar nga Partia Demokratike. Por ndonese aktualisht policia nuk ka te dhena se plagosja e 50-vjecarit ka ndodhur per motive politike hetimet e thelluara per kete plagosje pritet te japin nje rezultat te sakte ne lidhje me kete ceshtje. Edhe ne te kaluaren nuk kane munguar incidentet politike pergjate fushatave por edhe pergjate dites se zgjedhjeve. Keto situata kane sjelle ndonjehere edhe pasoja fatale duke pasur jete te humbura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›